Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Konfirmohet rasti i dytë me malaria në Kosovë, flet Dr. Hamdi Ramadani

Lajme 12/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Klinika Infektive në QKUK ka konfirmuar rastin e dytë për këtë vit të prekur nga sëmundja e malaries. 

Drejtori i Klinikës, Dr. Hamdi Ramadani, ka deklaruar për Gazeta Shneta se pas analizave gjatë ditës së djeshme është konfirmuar malaria te një pacient nga Gjakova. Mjeku ka treguar se pacienti rreth 20 vjeçar ka qenë në vizitë në Nigeri, vend ky në gjendje endemike nga malaria.

“Pacienti është shtrirë në Klinikën Infektive nga fillimi i këtij muaji. Ka qenë në gjendje të rëndë, me temperaturë e lodhje, dhe pas konstatimit për malarie pacienti është trajtuar me terapinë e duhur dhe tani është në gjendje më të mirë”, ka deklaruar Ramadani.

Ai ka shtuar se pacienti pritet të lirohet në fund të javës nëse gjendja e tij vazhdon të përmirësohet me këtë ritëm.

Në Kosovë raste të malaries janë paraqitur në vitin 1999 pas mbarimit të luftës, ndërsa në vitin 2010 u patën prekur disa persona ku njëri nga ta pati gjetur vdekjen. Gjatë këtij viti ka qenë i prekur edhe një pacient tjetër i cili poashtu ishte liruar për në shtëpi pas trajtimit në QKUK. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakGruaja që ka provuar tri llojet e lindjes, ja cilën ua rekomandon juve
Artikulli i rradhës Ja sa i është rritur nipi Shyhrete Behlulit

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.