Mediat greke kanë raportuar se në spitalin e Athinës është testuar pozitiv rasti i parë me koronavirusin e ri Covid-19.
Ndërkaq në Itali gjendja është rënduar me mbi 320 persona të prekur deri më tani dhe shtatë të vdekur. Në Iran janë raportuar më shumë se 90 të sëmurë dhe 15 viktima.
Deri më tani raportohet të jenë prekur nga koronavirusi mbi 80 mijë njerëz në gjithë botën, përfshirë Kinën e cila dominon me shumicën dërmuese të të prekurve, dhe Korën e Jugut me mbi 1100 raste.
CNN raporton se mbi 2700 viktima janë shkaktuar deri më tani nga virusi. /Gazeta Shneta/