Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kongresi Klinik – Prishtina në qendër të ekspertizës kirurgjikale ndërkombëtare

Lajme 17/10/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës ka organizuar me sukses Kongresin e Tretë Klinik, një ngjarje e jashtëzakonshme që solli në Prishtinë ligjërues të nivelit të lartë nga e gjithë bota në Prishtinë.

Në këtë kongres të pranishëm ishin mbi 130 prezantues, prej tyre 56 ligjërues të ftuar ndërkombëtarë nga niveli më i lartë botëror, shkencor dhe klinik, së bashku me rreth 70 prezantues dhe ekspertë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Gjatë dy ditëve radhazi, kongresi priti 180 prezantime shkencore që përfshinin të gjitha disiplinat kirurgjikale. Më shumë se 500 pjesëmarrës nga vendet e rajonit morën pjesë në aktivitet, duke nxitur një mjedis shkëmbimi dhe bashkëpunimi njohurish.

Rifat Latifi ne pesë vjetorin e themelimit të Kolegjit të Kirurgëve foli për fillimet e themelimit të këtij kolegji.

“Do të duhej ky rrëfim, ky titull të pasqyroj edhe ata që nuk na besuan shumë dhe në një mënyrë aktive direkte ose indirekte e injoruan gjithë idenë e krijimit të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, si të pamundur, si të pa bëshme dhe të panevojshme. Por, në këtë vjeshtë të bukur në Kosovën ne kirurgët kosovarë dhe miqtë tanë nga shumë vende të botës po festojmë pesë vjetorin e themelimit zyrtar të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës”, deklaroi kryetari i kolegjit.

Kryetari i Kongresit, Osman Zhuri, shprehu synimin e tyre parësor për ngritjen e kapaciteteve kërkimore dhe shkencore.

“Siç jeni duke parë Kolegji i Kirurgëve të Kosovës po mundohet të shndërrohet në një platformë të rëndësishme kirurgjike në Kosovë, në një fener të dijes. Fener ky i cili do ndriçoj edhe më shumë me përkrahjen dhe bashkëpunimin tonë me një qëllim. Qëllimin në realizimin e kapaciteteve profesionale dhe hulumtuese dhe me një shërbim sa më profesional për pacientët tonë.

Me praninë e tij ceremoninë e hapjes e ka nderuar Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia dhe ka pohuar se konkluzionet e nxjerra nga ky kongres do të miratohen dhe përkrahen nga ministria e tij.

Në kongres u ndanë edhe çmimet për arritje të jetës për Isuf Dedushaj, Arben Djata dhe Hasim Saliu për kontributin e tyre të rëndësishëm në fushën e kirurgjisë. Për më tepër, Instituti Standfort mori Çmimin për Partneritet në njohje të angazhimit të tij të jashtëzakonshëm për avancimin e njohurive kirurgjikale.

Përmes ngjarjeve si Kongresi Klinik, Kosova është duke u vendosur vazhdimisht si qendër për shkëmbimin e arritjeve shkencore dhe qendër për bashkëpunim në zhvillimet e fundit kirurgjikale. Ky takim i jashtëzakonshëm nënvizon përkushtimin e Kosovës për të ngritur aftësitë e saj mjekësore dhe për të nxitur partneritetet ndërkombëtare për përmirësimin e industrisë së kujdesit shëndetësor./Telegrafi/

Artikulli paraprakNdahet nga jeta, doajeni i Farmacisë, magjistër Amir Agani
Artikulli i rradhës Shenjat dhe simptomat e gastritit, ja çfarë duhet të dini

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.