Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kongresi i parë i OMK-së: Mijëra pjesëmarrës, tri punëtori dhe ligjërues nga SHBA dhe Evropa

Lajme 20/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Kongresin dhe panairin e parë mjekësor (18-19 tetor 2019) të organizuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës, pritet të marrin pjesë mijëra mjekë, do të mbahen tri punëtori, ndërsa do të ketë ligjërues nga SHBA dhe disa vende të Evropës

Nënkryetari i OMK-së, Dr. Naser Gjonbalaj në një bisedë për Gazetën Shneta ka shpalosur disa detaje nga ky organizim i parë i odës. Ai ka thënë se kongresi multidisiplinar është i hapur për mbi 4 mijë anëtarët e OMK-së, ndërsa ka interesim të madh për prezantim edhe në panair nga ofruesit e shërbimeve, produkteve dhe pajisjeve mjekësore.

“Kongresi do ketë tri punëtori  dhe ato janë: 1) Menaxhimi i avancuar i rrugëve ajrore/ Menaxhimi i rrugëve ajrore në trauma; 2) Diagnostika e avancuar në pacemaker dhe ICD; 3) Trombektomia mekanike- Standardi i artë për iskemine akute cerebrale(AIS), përvoja klinike”, ka treguar Gjonbalaj.

Ai ka treguar tutje se në kongres do të ketë ligjërues profesionist të cilët janë emra eminent  ndërkombëtare nga SHBA, Gjermani, Austria, Kroacia, etj.

“Duke e ditur që është kongresi i I–rë i organizuar nga OMK-ja ka rëndësinë e veçantë dhe shpresojmë dhe besojmë që do jetë i traditës, e veçanta është se është së bashku me panairin   që do mbahen në ndërthurje të arritjeve shkencore dhe shërbimeve mjekësore që ofrohen në Kosovë. Për organizimin e këtij eventi janë marr masat e duhura deri më tani qoftë marrjen e numrit ISBN në autoritetin përkatës të librit të abstrakteve e që në shëndetësi mund të jetë i pari që ndodhë në Kosovë, numër i cili shërben për indeksim të punimeve, me një fjalë do jenë punime të regjistruara me tendencë publikimi në revista shkencore, po ashtu  vendin që do mbahet në kongres me panair (Emerald) ka rëndësinë e vet me hapësirat që ofrohen”, ka deklaruar Gjonbalaj. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKirurgu plastik Dr. Fotios Filippos Karantonis vjen në Spitalin Amerikan nga data 22 korrik
Artikulli i rradhës Çfarë duhet të dini për kongjestionin tek bebet

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.