Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka rishpallur konkursin për drejtor në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës.
Kësaj radhe në këtë konkurs kanë aplikuar gjashtë kandidatë, Sabahudin Bytyqi, Tomë Komani, Burim Sahatqija, Besart Gashi, Hilmi Shala dhe Afrim Dervishi, shkruan Gazeta Shneta.
Ndërsa aplikacioni i është refuzuar ish-drejtorit Ahmet Asllani. Ky i fundit u shkarkua para disa javësh nga menaxhmenti i SHSKUK-së.
Ai është dënuar më gjashtë muaj burgim me kusht nga Gjykata Themelore këtë vit, pasi akuzohej për keqpërdorim në tenderin për furnizim me mantela për spitalin “Isa Grezda”.