Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC) ka paralajmëruar se matja e temperaturës nuk ndihmon në identifikimin e rasteve me covid-19.
Që nga janari, CDC-ja filloi një program të zgjeruar të shqyrtimit për pasagjerët që vinin nga vendet tjera shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Mes 17 janarit dhe 13 shtatorit, CDC-ja tregoi se janë testuar më shumë se 766,000 udhëtarë.Gati 300 prej tyre plotësuan kriteret për vlerësim, 35 u testuan për covid-19 dhe 9 prej tyre testuan pozitiv.
Kjo do të thotë se programi identifikoi rreth 1 në 85,000 udhëtarë, njoftoi CDC gjatë ditës së sotme.
Kjo metodë duket se nuk funksionon për disa arsyje, pasi covid-19 ka një gamë të gjerë të simptomave dhe shumë nga udhëtarët mund të jenë asimptomatikë./GazetaShneta/