Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kosova bëhet me Dhomën e Sigurt për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

Lajme 10/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në një dhomë me ngjyra që ngjan në ambient shtëpiak, tani e tutje do të dëgjohet zëri i grave e burrave që kërkojnë drejtësi.

Nga kjo hapësirë viktimat e dhunës seksuale të luftës do të dëshmojnë në gjykatë për tmerrin e përjetuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, por pa u ballafaquar drejtpërdrejt me dhunuesin. “Dhoma e sigurt” është funksionalizuar të hënën në Prishtinë me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar.

Ditë historike për gratë e burrat që kërkojnë drejtësi e konsideron Feride Rushiti, e cila është drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).

Ajo, për Kosova Press tregon se kjo tashmë është funksionale dhe ka qenë e domosdoshme.

“Sot është një ditë historike për të mbijetuarit e dhunës seksuale, në veçanti për ata që ju kanë qasur kërkimit për drejtësi. Për faktin që më herët të mbijetuarit, qofshin gra apo vajza duhet të legjitimoheshin, duhet të hynin në një portë ku hynte edhe i akuzuari edhe viktima, edhe shumë herë edhe në prezencë të mediave për çka për shumicën e viktimave ka paraqitur edhe shqetësim edhe stigmatizim. Prandaj hapja e dhomës së sigurt, e përkrahur nga ambasada britanike, në bashkëpunim të ngushtë me Gjykatën Themelore në Prishtinë mendoj që është hap i rëndësishëm në qasjen sensitive në relacion me dhunimet seksuale që ne si organizatë e kërkojmë por e kërkojnë edhe të mbijetuarit e dhunës seksuale”, tha Rushiti.

Bashkë me viktimat e dhunës seksuale, siç tregon Rushiti, do të jenë edhe përfaqësues të shërbimeve ligjore dhe psikosociale.

“25 vjet pas luftës me ardh, me dëshmu edhe me e nda rrëfimin tënd para një trupi gjykues është mjaft ritramatizues. Prandaj përmes kësaj dhome, me të cilën kemi gjetur mirëkuptim me Gjykatën Themelore edhe nga sot është funksionale, të mbijetuarit e dhunës seksuale do të kenë mundësi të hyjnë komplet pa u legjitimuar fare, e kanë një qasje shumë të lehtë nuk kanë fare nevojë që të hyjnë përmes qasjes zyrtare. Pastaj e kanë një ambient që është shtëpiak, me një televizor ku e kanë një video ku informohen për të drejtat e tyre dhe se si duket dhoma në gjykatore, për faktin që është një moment ritraumatizimi kur të hyjnë aty. Por edhe për ato gra e burra që nuk kanë fare dëshirë që të ballafaqohen me të akuzuarin, kanë mundësi që në formë elektronike nga kjo dhomë me dhënë intervistën”, tregon ajo.

Në ngjarjen e funksionalizmit të dhomës së sigurt ka marrë pjesë edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.

Kjo hapësirë mund të shfrytëzohet edhe për viktimat tjera të dhunës, qoftë të mitura por edhe persona të rritur.

Edhe kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani-Rama tha se hapja e kësaj dhome për dëshmi, ka rëndësi të madhe për avancimin e të drejtave të viktimave.

“Sot, ne zyrtarisht e hapëm dhomën e dëshmisë apo ‘safe room’ që në fakt nuk është vetëm një çështje simbolike, një hapësirë fizike që është hapur për viktimat por ka një domethënie shumë të madhe për shkak të rëndësisë që ka në avancimin e mbrojtjes së të drejtave të viktimave që përfshin ruajtjen dhe privatësinë, qasjen psikologjike që jepet në hapësirë dhe dëshminë që mund të japin edhe në rastet kur viktimat janë të mbrojtura. Është parë e domosdoshme që nevojitet me qenë një hapësirë ku ato mund të vijnë paraprakisht, të përgatiten por edhe për të dëshmuar për shkak se procedurat gjyqësore janë gjithmonë të rënda edhe për dëshmitarët e tjerë, e sidomos në këto raste që janë më të veçanta”, tha ajo.

Numri i personave të përdhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë nuk dihet, por raportet flasin për rreth 20 mijë.

Deri tani, vetëm Zoran Vukotiq është dënuar për dhunim seksual gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë.

Artikulli paraprakPër një javë 22 fëmijë lindën në Spitalin e Pejës, 10 vajza e 12 djem
Artikulli i rradhës Shtatzënat dhe nëna të reja janë ende në rrezik në shumë pjesë të botës

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.