Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kosova ka përfshirje të mirë të imunizimit të popullatës

Lajme 10/03/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës kanë mbajtur punëtori me media, lidhur me aplikimin e tri vaksinave të reja në Kosovë, me theks atë kundër kancerit të qafës së mitrës, e cila ka nisur të aplikohet që nga 20 shkurti kundër Human Papilloma Virusit për vajzat e klasave të gjashta. Kjo me qëllim të parandalimit të HPV-së, që është infeksioni viral më i shpeshtë i organeve riprodhuese te gratë, i cili shkakton 95% të kancereve të qafës së mitrës.

Kosova gëzon një përfshirje të mirë të imunizimit të popullatës, ku vaksinimi është mënyra më e mirë për tu mbrojtur nga shumë sëmundje.

E së fundmi vaksina kundër kancerit të qafës së mitrës,  u bë pjesë e Kalendarit të rregullt të vaksinimit në Kosovë.

Shefja e vaksinimit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, Fetije Fetaj, tregoi se si po shkon procesi i vaksinimit të vajzat kundër kancerit të qafës së mitrës.

“Deri më tani nga të gjitha komunat,  kemi një përfshirje  të mirë, të kënaqshme dhe nuk dallon as me vitet tjera që kanë qenë dy vaksina të tjera. Vaksinimi është duke shkuar shumë mirë, pa efekte anësore dhe prindërit e kanë pranuar mjafte mirë”, tha Fetaj për RTK.

Për rëndësinë e vaksinimit për RTK-në foli edhe Isme Humolli,  nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Kosovë.

“Vaksinimi është masa më e lirë dhe më e mirë të cilën e shfrytëzon mjekësia bashkëkohore në parandalimin e sëmundjeve ngjitëse. Me zhvillimin e teknologjisë edhe kualiteti i përfitimit të vaksinave është edhe më e lartë. Kosova është ndër shtetet që duhet të krenohet me të arriturat sa i përket shkallës së përfshirjes në imunizim”, theksoi Humolli.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Zyrën e UNICEF-it në Kosovë, në kuadër të aktiviteteve, organizoi mbajtjen e një punëtorie edhe me media, ku u diskutua për Kalendarin e rregullt të vaksinimit dhe rëndësinë e bashkëpunimit dhe informimit të drejtë mbi procesin e vaksinimit në Kosovë.

Gjatë vitit 2023, përqindja e vaksinimit në Kosovë sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit është 92%./RTK/

Artikulli paraprakBarnat në Kosovë blihen me çmime më të larta sesa çmimi real
Artikulli i rradhës Një fëmijë dërgohet pa shenja jete në QMF-në e Malishevës

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.