Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kosova mbajti rreth 50 procese zgjedhore në 26 vjet, të dielën votohet për legjislaturën e 11-të

Lajme 05/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pavarësisht përplasjeve politike dhe krizave institucionale që kanë shoqëruar vendin ndër vite, Kosova ka ndërtuar një histori të gjerë zgjedhore që nga paslufta, me rreth 50 procese zgjedhore të organizuara në nivel qendror dhe lokal.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), gjatë 26 viteve të fundit janë organizuar 11 procese zgjedhore për Kuvendin e Kosovës, ndërsa të dielën më 7 qershor qytetarët do t’u drejtohen sërish kutive të votimit për zgjedhjen e deputetëve të legjislaturës së 11-të.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se historia e zgjedhjeve në Kosovë ka nisur në vitin 2000 me zgjedhjet e para lokale.

“Historia e zgjedhjeve në Kosovën e lirë ka filluar në vitin 2000, me organizimin e zgjedhjeve të para për Kuvendet Komunale dhe gjatë kësaj periudhe 26 vjeçare janë organizuar: 11 procese zgjedhore për Kuvendin e Kosovës (po llogarisim këtu dhe procesin e 7 qershorit); 8 procese zgjedhore për Kuvende Komunale dhe 6 për Kryetarë të Komunave. Nga viti 2007, Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale organizohen në të njëjtën ditë. Pra, në nivel vendi janë 19 procese zgjedhore: 11 për Kuvendin e Kosovës dhe 8 të tjera për Zgjedhje Lokale”, tregoi Elezi.

Ai tha se numri i proceseve zgjedhore rritet dukshëm nëse përfshihen edhe zgjedhjet e pjesshme dhe rivotimet në komuna të ndryshme.

“Nëse në statistika, përveç zgjedhjeve në nivel vendi, përfshijmë votimin në ndonjë komunë të caktuar dhe rivotimet në ndonjë komunë, numri i proceseve zgjedhore të cilat janë organizuar dhe mbajtur në vendin tonë është rreth: 50. Përkthyer në ditë zgjedhore, pra kur qytetarët kanë votuar qoftë në zgjedhje në nivel vendi apo në ndonjë komunë të caktuar, bëhet fjalë për mbi 40 ditë zgjedhore. Disa nga këto procese zgjedhore kanë pasur datë të njëjtë të votimit, për shembull në vitin 2007, Zgjedhjet Lokale dhe Parlamentare janë mbajtur në të njëjtën ditë”, ka shpjeguar Elezi.

Të dielën e 7 qershorit, Kosova do të mbajë zgjedhjet e radhës për të zgjedhur deputetët e legjislaturës së 11-të.Në garë për deputetë do të jenë 902 kandidatë, të cilët përfaqësojnë 21 subjekte politike, prej të cilave 17 parti politike, 3 koalicione dhe 1 kandidat i pavarur.

Artikulli paraprakQKUK hap konkurs për pesë pozita të shefave
Artikulli i rradhës Insulina mbetet e paarritshme për miliona pacientë me diabet në botë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.