Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kosova pa të dhëna, Shqipëria kryeson Europën: Një e pesta e ekonomisë shkon për ushqim

Lajme 22/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kosova nuk është përfshirë me të dhëna të veçuara në raportin më të fundit të Eurostat, por statistikat tregojnë se Shqipëria mbetet vendi me peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqim në raport me ekonominë, duke lënë pas jo vetëm vendet e Bashkimit Europian, por edhe të gjithë rajonin.

Sipas të dhënave të përpunuara nga Monitor, në vitin 2025 shqiptarët shpenzuan për ushqime një shumë të barabartë me 20.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), që do të thotë se rreth një e pesta e gjithë ekonomisë përdoret vetëm për blerjen e produkteve ushqimore.

Raporti thekson se pesha kaq e lartë e shpenzimeve për ushqim tregon se familjet shqiptare vazhdojnë të shpenzojnë pjesën më të madhe të të ardhurave për nevojat bazë, ndryshe nga vendet me ekonomi më të zhvilluara, ku një pjesë më e madhe e buxhetit familjar shkon për arsim, shëndetësi, transport, kulturë dhe argëtim.

Në rajon, pas Shqipërisë renditet Mali i Zi me 19.9% të PBB-së të shpenzuar për ushqime, pasuar nga Bosnja dhe Hercegovina me 19.1% dhe Maqedonia e Veriut me 17.9%. Serbia regjistron një nivel dukshëm më të ulët, me 12.8% të PBB-së.

Për Kosovën, Eurostat nuk ka publikuar të dhëna të ndara, ndaj nuk është e mundur një krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Dallimi me Bashkimin Europian mbetet i madh. Mesatarisht, vendet e BE-së shpenzojnë vetëm 6.2% të PBB-së për ushqime, mbi tri herë më pak se Shqipëria. Edhe krahasuar me vendet më të varfra të unionit, si Rumania, Bullgaria apo Greqia, Shqipëria ka një peshë dukshëm më të lartë të shpenzimeve për ushqim.

Raporti evidenton gjithashtu se çmimet e ushqimeve në Shqipëri, të matura sipas fuqisë blerëse, kanë kaluar për herë të parë mesataren e Bashkimit Europian. Në vitin 2025, një shportë ushqimore në Shqipëri kushtonte mesatarisht 102.9% të nivelit të çmimeve në BE, ndërkohë që të ardhurat e shqiptarëve mbeten më pak se gjysma e mesatares europiane.

Në vlerë absolute, shqiptarët shpenzuan rreth 5 miliardë euro për ushqime gjatë vitit 2025, ose mesatarisht 2,349 euro për banor, një nivel i afërt me mesataren e BE-së, por shumë më i rëndë për t’u përballuar për shkak të të ardhurave më të ulëta.

Artikulli paraprakShënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit
Artikulli i rradhës Komuna e Suharekës formon komisionet për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga stuhia dhe shiu

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.