Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kosova tash e 11 vite nuk ka asgjësuar asnjë ilaç me afat të skaduar, nuk dihet sa është sasia e tyre

Lajme 12/05/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Asgjësimi i substancave aktive mbetet sfidues për institucionet shëndetësore në vend që nga viti 1999.

Duke “fajësuar” donacionet e pranuara me afat të shkurtër përdorimi, Ministria e Shëndetësisë pohon se ka ndikuar në shtimin e listës së barnave të cilët kanë nevojë për asgjësim, e në anën tjetër një gjë e tillë nuk ka arritur të zgjidhet përfundimisht për tash e 23 vite, shkruan Gazeta Shneta.

Asgjësimi i barnave për herë të fundit është bërë në vitin 2011, në kohën sa Ministria e Shëndetësisë menaxhohej nga ish- ministri, Ferid Agani. Ndërsa tash e 11 vite nuk është asgjësuar asnjë ilaç. Në atë kohë ishte hapur një tender për asgjësim të substancave aktive në vlerë prej 500 mijë euro.

“Produkte që përmbajnë substanca aktive, përkatësisht asgjësim të tyre nuk ka pasur që nga koha e ish Ministrit Agani, kur ka qenë i shpallur një tender dhe janë asgjësuar tonelata të tëra të barnave pa afat të grumbulluara që nga paslufta në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë për Gazetën Shneta.

Edhe vet Ministria e Shëndetësisë e konfirmon se ende nuk është bërë një zgjidhje e përhershme sa i përketë asgjësimit të barnave, duke arsyetuar se “ka pasur mungesë të operatorëve të licencuar për këtë qëllim”.

Materiale të ndryshme shpenzuese si shiringa, dorëza, drenat e ndryshme dhe materialeve të tjera që nuk përmbajnë substance aktive agjësimi i tyre bëhet në impiantet e Spitaleve Regjionale në vend, ndërsa spitalet i ndihmojnë në asgjësim edhe Qendrat Kryesore të Mjekësive Familjare nëpër komuna.

Nuk dihet se sa është sasia e barnave pa afat në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë nuk e din se sa është sasia e barnave pa afat në të gjithë institucionet shëndetësore në vend, pasi që për të konstatuar një gjë të tillë, nga ministria thonë se barnat duhet të ndahen sipas kategorive që u përkasin.

“Nuk ka të dhëna të plota për sasinë e barnave pa afat në të gjitha subjektet shëndetësore që menaxhojnë me produkte medicinale, sepse që të konstatohet sa janë në tërësi ato duhet te ndahen sipas kategorive që u përkasin dhe të regjistrohen saktë e të maten. Sidoqoftë, është një sasi e konsiderueshme e grumbulluar ndër vite për shkak se në Kosovë nuk kishte operator të licencuar që bënë asgjësimin e produkteve me substance aktive”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Sipas Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë në Kosovë ekzistojnë tre impiante të pajisura me leje relevante për trajtimin apo asgjësimin e mbeturinave medicinale.

Në anën tjetër, kryetar i distributorëve farmaceutik të Kosovës, Milaim Abdullahu, tregon se asgjësimi i barnave në institucionet shëndetësore privat bëhet rregullisht. Ndërsa sa i përket asgjësimit të substancave aktive në institutcionet shëndetësore publike ai thotë se “e kanë zanë në harresë se përndryshe ekziston mundësia për asgjësim”.

Sipas Abdullahit, problematike mbetën edhe procedurat e prokurimit dhe procedurat tjera të monitorimit deri në përfundimin e asgjësimit të barnave, përderisa përmend edhe ndërrimin e shpesh të ministrave në Ministri të Shëndetësisë.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas opinionit tim, çdo dy apo tre vjet i ndërron strategjitë. Vjen një ministër e bënë rregullorën e përgatitë në prag të nënshkrimit vjen tjetër ministër, i hedh krejt në bërllok dhe i fillon komplet komisionet tjera me ia fakturu vetës një rregullore, përndryshe kur është fjala tek shkatërrimi i barnave aty është edhe një problematikë, ma merr mendja, që janë pak procedura të prokurimit droja e auditorit të brendshëm dhe më mirë po i lënë me u akumulu se me hy me u marrë me të”, shprehet ai.

“Reforma në shëndetësi”

Anëtari i Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve – PRAK, Muhamedali Kodra thotë se shëndetësia në Kosovë ka nevojë për reformë, sipas tij, një gjë e tillë nuk po bëhet.

Sa i përket asgjësimit të barnave, ai thotë se ministria nuk duhet të merret më këtë cështje por duhet të hartoj politike dhe të monitoroj zbatimin e tyre.

“Prap zgjidhja është reforma, e që nuk po bëhet. Skadimi i barnave nuk është çështje që duhet të merret ministria. Ministria duhet t’i kryej detyrat e veta, të hartoj politika dhe monitoroj zbatimin e tyre”, thotë ai në një prononcim për Gazetën Shneta.

“Nëse një institucion nuk arrinë që ta menaxhoi mirë furnizimin me barna apo edhe çfarëdo aktiviteti tjetër, kjo do t’i reflektoj në të hyrat e institucionit. Në këtë mënyrë edhe arrihet ‘disiplinimi’ i institucioneve në operimin e tyre të përditshëm”, vlerëson ai.

Ligji për Pajisje dhe Produkte Medicinale

Ligji për Pajisje dhe Produkte Medicinale, Neni 23, Shkatërrimi i produkteve medicinale, thotë se “Barnatorja është e detyruar që të pranojë produktet e papërdorshme medicinale të blera në atë barnatore që dorëzohen nga personat fizik”.

Në produkte medicinale të papërdorshme nuk përfshihen, gjaku i papërdorshëm i plotë i njeriut, dhe plazma ose qelizat e gjakut me origjinë të njeriut, shkatërrimi i të cilave do të zbatohet në bazë të procedurave të përcaktuara me akt nën-ligjor.

Sipas këtij ligji, produkteve të cilave u skadon afati, barnatoret përkatëse janë përgjegjëse për regjistrimin, evidentimin dhe stokimin e tyre deri në asgjësimin e tyre duke ju vënë tiketa “të papërdorshme”.
Në momentin e fillimit të procedurës së asgjësimit, ato obligohen që të ftojnë Inspektoratin Farmaceutik për verifikimin e stokut.

Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë është kompetent për mbikëqyrjen e procesit të asgjësimit së substancave aktive, por në rastet kur asgjësohen barnat narkotike, duhet të jetë prezent edhe Inspektorati Farmaceutik dhe Policia e Kosovës./Gazeta Shneta/

Asgjësimi i materialeve medicinale – QKUK
28 prill 2022
FOTO:Gazeta Shneta
Asgjësimi i materialeve medicinale – QKUK
28 prill 2022
FOTO: Gazeta Shneta
Artikulli paraprakKosova pranohet ne Shoqatën Evropiane të Euromelanomës
Artikulli i rradhës ShSKUK: Klinika Syve rrit vëllimin e punës, ul referimet për trajtim jashtë vendi

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.