Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kosovarët paguajnë qindra euro për gjakun e të huajve

Lajme 23/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kosovarët përveç që marrin gjakun e dhuruesve nga bashkëkombësit e tyre, atë e blejnë edhe nga pjesëtarë të kombeve të tjera. Nga të dhënat e Doganës së Kosovës, kosovarët kanë paguar 484.48 euro për 60 gram gjak nga Franca.

Gjak ka ardhur edhe nga Anglia nga ku është paguar 8.95 euro për 18 gram. Gjak i shtrenjtë është paguar nga Japonia me 89.76 euro për 18 gram. Ndërsa më së shumti para kosovarët kanë paguar për gjakun e ardhur nga Norvegjia me 178.68 euro për vetëm 20 gram. Nga Belgjika 30 gram gjak është paguar me 260 euro.

Ndërsa vitin e kaluar në Kosovë llogaritet se kanë dhuruar gjak rreth 30 mijë vullnetarë. Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, Bukurije Zhubi, ka thënë për Infokusin se që nga viti i kaluar janë afro 30 mijë dhurues të gjakut.

“Dhuruesit vullnetar të gjakut mbulojnë deri në 80 për qind të nevojave të pacientëve, pjesa tjetër ndihmohet përmes dhurimit të orientuar”, ka thënë Zhubi.

Sipas saj gjakun për nevojtarët e sigurojnë dhurues nga tërë territori i Kosovës. Në masë më të madhe ata i takojnë moshës së re.

Ndërkaq meshkujt janë ata të cilët mbulojnë pjesën më të madhe të furnizimit me gjak.

“Dhuruesit vullnetarë të gjakut janë nga i gjithë territori i Kosovës, Prishtina, Peja, Prizreni Gjakova, Gjilani, Mitrovica, Vushtrria, Ferizaj. 67 % e dhuruesve vullnetarë i takojnë grup moshës deri në 30 vjeç, kryesisht janë meshkuj deri 80 % respektivisht femrat 20%”, thotë Zhubi.

Ndryshe, java e dhurimit të gjakut nis në qershor. Dhurimi vullnetar i gjakut praktikohet çdo vit në Kosovë, dhe organizohet nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut. /Infokusi.com

Artikulli paraprakKorab Shaqiri organizoi superfestë për ditëlindjen e parë të djalit të tij
Artikulli i rradhës Parandalimi i lindjeve para kohe

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.