Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kosovarët shpenzuan qindra miliona euro për analiza, barna dhe trajtim në institucionet private në 2020 dhe 2021

Lajme 27/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qytetarët e Kosovës në vitet 2020 dhe 2021 kanë paguar nga xhepi i tyre mbi 249 milionë Euro për barna, mbi 34 milionë për trajtime ambulantore në sektorin privat, mbi 24 milionë për trajtim jashtë Kosovës dhe mbi 17 milionë euro për analiza në laboratorët privat

Një raport i Ministrisë së Shëndetësisë i përpiluar në nëntor të këtij viti, ka nxjerr shpenzimet e qytetarëve nga xhepi i tyre në institucionet private shëndetësore gjatë vitit 2020 dhe 2021, shkruan Gazeta Shneta.

“Raporti i llogarive kombëtare të shëndetësisë 2021” është një përmbledhje e të gjitha shpenzimeve për shëndetësi në sektorin publik dhe privat. Raporti është përpiluar nga një komision i përbërë nga anëtarë të MSH-së, Ministrisë së Financave, Thesarit, Agjencisë së Statistikave të Kosovës, i përkrahur edhe nga OBSH.

Sipas këtij raporti buxheti i shpenzuar në tre nivelet e shëndetësisë në Kosovë gjatë vitit 2021 ka qenë 293,336,694 Euro, mbi 21 milionë Euro më shumë sesa në vitin 2020 dhe rreth 72 milionë Euro më shumë sesa në vitin 2019.

Sipas raportit shpenzimet në shëndetësi në sektorin publik dhe privat, përfshirë sigurimet në kompanitë private si dhe donacionet në institucionet publike, kapin shumën prej mbi 512 milionë Euro në vitin 2022, shkruan Gazeta Shneta. Poashtu sipas raportit, 6.44 për qind në total është përqindja e Bruto Produktit Vendor për shpenzimet totale në shëndetësi.

Në raport janë publikuar të dhëna për shpenzimet e qytetarëve nga xhepi i tyre në sektorin privat. Në vitin 2020 dhe 2021, periudhë e cila ka shënuar situatën më të rëndë me pandeminë Covid-19, qytetarët e Kosovës kanë shpenzuar mbi 17 milionë Euro për analiza dhe radiografi në institucionet private.

Janë fiks 17,090,297 Euro të cilat qytetarët e Kosovës i kanë paguar nga xhepi i tyre për analiza dhe rentgen në laboratorët privat.  

Qytetarët më së shumti kanë shpenzuar për blerjen e barnave. 249,815,819 është shuma që kanë paguar nga xhepi i tyre për blerjen e ilaçeve gjatë viteve 2020 dhe 2021.

Ndërkaq për shërbime ambulantore jashtë spitalore qytetarët e Kosovës sipas këtij raporti kanë paguar 34,311,735 Euro.

Gjatë këtyre dy viteve qytetarët kanë paguar poashtu për shërbime spitalore 11,141,888 Euro.

Sipas raportit, për shërbime shëndetësore jashtë vendit kosovarët kanë paguar 24,223,368 Euro.

Në total qytetarët e Kosovës për shërbime shëndetësore në institucione publike dhe private kanë shpenzuar 368,713,770 Euro në vitin 2020 dhe 2021. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak“Stuhia e shekullit” në SHBA, raportohet për të paktën 60 viktima
Artikulli i rradhës Kur duhet të kontrolloni stimuluesin kardiak (Pacemaker-in)

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.