Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se janë 33 mijë e 258 vota nga diaspora për zgjedhjet lokale që u mbajtën dje.
Në një konferencë për media, zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, tha se se do të bëjnë përpjekjet maksimale që të fillojë sa më parë numërimi i votave të diasporës.
Aktualisht po numërohen votat e kandidatëve për asamble dhe njëkohësisht po bëhet verifikimi i rezultateve.
Elezi tha se lidhur me votat me kusht dhe ato nga diaspora, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të këtë raport të veçantë.
“Nga votimi jashtë Kosovës, nga tërheqja e dërgesave postare që është bërë nga 22 kuti postare, nga gjithsej 23, numri i zarfeve të supozuara me fletëvotime është 33,258. Së shpejti do të kemi edhe të dhënat nga votimi i personave me nevoja të veçanta, i cili është realizuar jashtë vendvotimeve. Numri i votuesve të regjistruar në këtë program votimi ka qenë 3,467”, ka deklaruar Elezi.




