Komisioni Qendror Zgjedhor i Odës së Infermierëve të Kosovës sot i ka certifikuar anëtarët e zgjedhur të Kuvendit të ri.
KQZ ka njoftuar se sot është bërë certifikimi i anëtarëve të rinj të Kuvendit të zgjedhur me vota, ndërsa është hapur zyrtarisht edhe afati për kandidatët për kryetar, shkruan Gazeta Shneta.
Deri më tani janë paraqitur tre kandidatë, Nexhmije Gori nga Klinika e Neonatologjisë në QKUK, Enlirat Duraku nga Klinika e Reumatologjisë dhe Shkurta Gerbeshi-Osmani nga QKMF-Prishtinë.
Më poshtë gjeni njoftimin nga KQZ për afatin dhe kriteret e kandidatëve për kryetar:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duke u bazuar në Neni 29 të Rregullorës për organizimin e zgjedhjeve, procedurën e kandidimit, mënyrën e zgjedhjes dhe revokimin e anëtarëve të organeve të Odës së Infermierëve të Kosovës hap afatin e kandidimit për Kryetar të OIK nga data 14.02.2023 deri më 21.02.2023 në ora 16:00.
KRITERET E KANDIDIMIT PЁR KRYETAR TË OIK-ut
Kandidati për Kryetar/e të OIK-ut, duhet të jetë i përfshirë në listën e certifikuar të Anëtarëve të Kuvendit.
Secila kandidaturë për Kryetar/e të OIK-ut duhet të mbështetet me nënshkrimin e së paku 15 anëtarëve të Kuvendit të OIK-ut.
Secili anëtarë i Kuvendit mund të mbështesë vetëm një (1) kandidaturë.
Kandidatura në formë të shkruar (sipas formularit të përcaktuar nga KQZ-ja) i dorëzohet KQZ-së brenda afatit të paraparë me vendim të KQZ-së.
Kandidati për Kryetar duhet të dëshmoj se në katër (4) vitet e fundit nuk është marë me ndonjë aktivitet politik.
Aplikacioni i plotësuar dorëzohet nga data 14.02.2023 deri më 21.02.2023 në ora 16:00 në zyrat e OIK-ut, apo në formë të skanuar në email [email protected].
Kandidati i cili aplikon për Kryetar të OIK-ut, nuk mund të jap nënshkrim mbështetës për veten.
Kandidatët për Kryetar i nënshtrohen rregullave dhe parimeve të vendosura në Kodin e mirësjelljes të miratuar nga KQZ.




