Rajoni ynë tashmë gjendet nën ndikimin e masave ajrore me presion të ulët atmosferik, kështu edhe sot parashihet të mbajë mot i vranët e me reshje shiu.
Temperaturat do të lëvizin në mes 4 e 10 gradë celsius.
Edhe nesër pritet kemi mot të vranët, por me pak reshje shiu. Temperaturat do të sillen në mes 1 e 11 gradë celsius.
Gjykuar sipas ecurive sinoptike, gjatë kësaj jave do të kemi mot të ndryshueshëm, ku dita e premte do të dallohet për mot të kthjellët, ndërsa e shtuna dhe e diela për vranësira e reshje lokale shiu.
Temperaturat do të sillen në mes 2 e 19 gradë celsius.