Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Krishtlindja kthehet në tragjedi për një familje italiane, nënë e bijë vdesin nga helmimi pas një darke familjare

Lajme 30/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Festimet e Krishtlindjeve të një familjeje në Itali u shndërruan në një makth pasi nënë e bijë humbën jetë pas një darke familjare.

Antonella di Ielsi, 50 vjeç, dhe Sara di Vita, 15 vjeç, vdiqën brenda pak orësh gjatë fundjavës në spitalin Cardarelli në Italinë jugore.

Sipas mediave italiane, shkaku i vdekjes dyshohet të jetë helmimi nga ushqimi pas një darke që familja hëngri më 23 dhjetor.

Menuja përfshinte kërpudha, peshk dhe ushqime deti, përfshirë midhje, pjata që shijohen tradicionalisht në rajon gjatë sezonit të Krishtlindjeve.

Nëna dhe vajza përjetuan të njëjtat simptoma, të përziera dhe dhimbje të forta barku, duke rezultuar në shtrimin e tyre në spital. 15-vjeçarja ishte e para që vdiq në orën 22:30 të mbrëmjes së të shtunës, e ndjekur nga nëna e saj, disa orë më vonë, të dielën në mëngjes.

Babai dhe bashkëshorti, Gianni, u dërgua gjithashtu në spital, i cili po trajtohet në njësinë e kujdesit intensiv në spitalin Spallanzani të Romës. Nëna dhe vajza kishin qenë në spital edhe dy herë të tjera më 25 dhe 26 dhjetor përpara se të ktheheshin në spital të shtunën me simptoma edhe më të rënda.

E vetmja e mbijetuar ishte vajza e dytë e familjes, 18 vjeç, e cila besohet se nuk kishte ngrënë në darkën fatale.

Policia mblodhi mostra ushqimore nga shtëpia e familjes, duke përfshirë produkte të konservuara dhe produkte të freskëta, për të përcaktuar se cili produkt mund të ketë shkaktuar helmimin./TCh/

Artikulli paraprakZjarr në një shtëpi në Prizren, humb jetën një fëmijë njëvjeçar
Artikulli i rradhës Telekonsultat mjekësore në rritje në Evropë edhe pas pandemisë së COVID-19

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.