Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kriza e trafikimit të qenieve njerëzore, New Yorku renditet në vend të katërt në SHBA

Lajme 05/08/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

New Yorku renditet në vend të katërt për rastet e trafikimit të qenieve njerëzore në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrës Kombëtare të Burimeve për Trafikimin Njerëzor.

Siç raporton VOA, autoritetet thonë se shifrat janë shtuar kohët e fundit me rritjen prurjeve të emigrantëve pa dokumente.

Laura Mullen, një e mbijetuar e trafikimit të qenieve njerëzore, foli me zyrtarët e qytetit gjatë një takimi lidhur me gjendjen e vështirë të viktimave të trafikut njerëzor.

“Isha e droguar dhe e dëshpëruar pranë një dyqani që rri hapur 24 orë. Një individ më tha se dukesh e uritur dhe më ofroi të lahesha te shtëpia e tij. Kështu që përfundova e mbyllur në bodrumin e tij ndërsa përpiqesha për të shpëtuar”.

Asaj iu ofrua drogë dhe e detyruan të kryente marrëdhënie seksuale. Kjo zgjati pesë vjet për Laurën, e cila kishte frikë të raportonte trafikantin e saj.

“Kisha frikë të shkoja në polici sepse ajo që bëja ishte kriminale. Përdorimi i drogës dihet që nuk është i ligjshëm”, thotë Mullen.

Ajo u arrestua në vitin 2019 nën akuza për drogë.

Pas lirimit nga burgu, një organizatë jofitimprurëse, ECLI-VIBES, e ndihmoi atë të fillonte një jetë të re. Ajo u bë veprimtare kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Veprimtarët si ajo punojnë kundër trafikimit në qytetin e Nju Jorkut, duke vënë në dukje rritjen e rasteve me shtimin e fluksit të emigrantëve pa dokumente, që shfrytëzohen nga trafikantët.

Artikulli paraprakKujdesi i sigurt i lëkurës gjatë shtatzënisë
Artikulli i rradhës A mund të bëni një piercing gjatë shtatzënisë

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.