Kryeministri, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19.
Poashtu që nga sonte ai ka njoftuar se do të jetë në izolim, për dy javët në vazhdim transmeton Gazeta Shneta.
“Të nderuar, Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia”, ka shkruar Hoti përmes një postimi në rrjetin social Facebook.