Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, është mbajtur një konferencë ku ka marr pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, shkruan Gazeta Shneta.
Haradinaj është shfaqur i kënaqur me donacionet që kanë ardhur nga vendet e huaja për këtë kategori, ndërsa ka publikuar një fotografi në facebook ku shihet duke asistuar një person në pirjen e kafesë. Por është vetë Qeveria që nuk e respekton Ligjin për
Personat me Aftësi të Kufizuara, duke mos siguruar punë për ta.
Megjithëse Ligji për aftësim, riaftësim dhe punësim për personat me aftësi të kufizuara i obligon institucionet që të punësojnë një persona me nevoja të veçanta në çdo 50 të punësuar, ai nuk ka gjetur zbatim në Kosovë.
Postimi i plotë i Haradinajt: 3 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara. Sot, në Konferencën me rastin e shënimit të kësaj dite, vlerësuam progresin e bërë dhe punën që duhet bërë për avancimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në Kosovë. Si Qeveri, në emër të popullit të Kosovës, që është populli më solidar dhe më human në botë, me ndjenja të jashtëzakonshme, falënderoj të gjithë partnerët, vendet dhe qeveritë mike, si dhe donatorët, që ndihmojnë në transformimin drejt një shoqërie të qëndrueshme për të gjithë. Së bashku do ta përshpejtojmë procesin drejt zhvillimit gjithëpërfshirës. RH/Gazeta Shneta/