Gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare u testuan 562 mostra dhe prej tyre rezultuan pozitive 145.
Më së shumti raste pozitive ka në Komunën e Prishtinës, 58 raste, pastaj komunat e tjera si komuna Gjilan 17 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Prizren 4 raste, me nga 3 raste komunat: Suharekë, Kaçanik, Drenas, Viti, me nga 2 raste komunat: Lipjan, Kamenicë dhe Podujevë dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Obiliq dhe Partesh.
Gjithsej të infektuar në Kosovë janë 5617, të shëruar 2811 dhe 130 të vdekur. /GazetaShneta/



