Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kryesuesi i Bordit të SHSKUK-së kërkoi “vendim maksimal” në rastin e pretendimit për rrahje në Kardiologji

Lajme 17/07/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Bordi i SHSKUK-së ka kërkuar “vendim maksimal” në rastin e pretendimit për rrahje në Klinikën e Kardiologjisë.

Bordi i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar në mbledhjen e mbajtur javën e kaluar ka diskutuar për rastin e pretendimit për rrahje në Klinikën e Kardiologjisë dhe për peticionin e kardiologëve ku po kërkohet shkarkimi i drejtorit Lulzim Kamberi, shkruan Gazeta Shneta.

Kryesuesi i Bordit Naim Bardiqi ka kërkuar që të merret “vendim maksimal”, nëse vërtetohet se ka pasur dhunë fizike, ka mësuar Gazeta.

Para disa javësh kardiologu Fisnik Veliu ka pretenduar se është goditur fizikisht nga kolegu i tij Artan Ahmeti. Rasti kishte ndodhur në njërën nga sallat e kateterizimit pas një ngaterrese me radhën e pacientëve. Pretendimin e Veliut e kishte mohuar Ahmeti.

Rasti i tyre është trajtuar edhe në Komisionin Disiplinor. Gazeta Shneta ka mësuar se ka ndryshuar përbërja e anëtarëve të Komisionit për këtë rast.

Ndërkaq para disa ditësh 18 kardiologë u nënshkruan në një peticion ku përveç rastit të pretendimit për sulmin fizik, janë renditur edhe disa arsye të tjera për çka po kërkohet shkarkimi i drejtorit Lulzim Kamberi.

Për këtë peticion Bordi Drejtues ka kërkuar nga drejtori i përgjithshëm Elvir Azizi që të formoj një grup vlerësues nëse qëndrojnë apo jo këto pretendime.

Redaksia ka kërkuar sqarime nga SHSKUK dhe Bordi Drejtues për shqyrtimin e peticionit, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSi ndikon nxehtësia ekstreme në trupin tuaj?
Artikulli i rradhës U hodh nga materniteti sapo solli në jetë fëmijën, vdes pas 12 ditësh në spitalin e Shkupit 39-vjeçarja

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.