Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka ndarë dekoratën “Nderi i Qytetit”, për mjekun e shquar ferizajas Dr. Nehat Baftiun.
Përmes një njoftimi, Ali ka bërë të ditur se për kontributin historik për shëndetësinë në Ferizaj, është ndarë dekorata “NDERI I QYTETIT”, për Dr. Nehat Baftiu, transmeton Gazeta Shneta.
Kujtojmë se Dr. Baftiu që tani është në pension ka qenë ish-drejtor i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv të QKUK-së.
Komunikata e plotë nga kryetari Aliu:
Një shekull e gjysmë qyteti i Ferizajt, histori e lavdi, vlera e personalitete që i mishërojnë ato. I tillë është edhe personaliteti i veçantë me kontribut të jashtëzakonshëm në shëndetësinë ferizajase e gjithëkombëtare, mjeku i shquar ferizajas të cilit i ndava dekoratën “NDERI I QYTETIT”
NEHAT BAFTIU🏅
Për kontributin historik për shëndetësinë në Ferizaj, në përfaqësim të idealeve të larta të humanizmit e të atdhedashurisë.




