Kryetari i Vushtrrisë Ferit Idrizi i cili vjen nga radhët e PDK-së ka qenë mysafiri i parë që e ka vizituar ud.drejtorin e ri të Spitalit të Vushtrrisë itim Meniqin i cili e mori këtë detyrë nga Elvir Azizi, drejtor i SHSKUK-së.
Idrizi ka thënë se sot e ka nisur ditën me Meniqin, të cilin e ka uruar në detyrën e re.
“Sot e nisëm ditën me një vizitë në Spitalin “Sheikh Zayed”, ku patëm kënaqësinë të takojmë dhe të urojmë Dr. Fitim Meniqin për emërimin e tij në pozitën e U.D. Drejtorit të Spitalit. I dëshiruam suksese në detyrën e re dhe punë të mbarë në shërbim të pacientëve dhe stafit mjekësor”, ka shkruar Idrizi.
Ai e ka falënderuar edhe ish-drejtoreshën Dr. Shefkije Shatrin “për bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë kohës sa ka ushtruar detyrën e drejtoreshës së këtij institucioni. Kontributi i saj ka qenë i çmuar dhe vlerësohet lart nga ana jonë”, ka shkruar ai. /Gazeta Shneta/





