Kryetarja e Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, Tevide Imeri ka shprehur ngushëllime për vdekjen e nënkryetarit të FSSHK-së, Bajram Kryeziu.
Në një postim në llogarinë e saj në Facebook, Imeri tha se humbja e tij është një boshllëk i pazëvendësueshëm jo vetëm për familjen e tij, por edhe për të gjithë ne që patëm fatin ta njohim dhe të punojmë me të.
Ajo tutje tha se Dr. Bajrami ishte më shumë se një profesionist i shkëlqyer, ai ishte një njeri fisnik, i përkushtuar ndaj pacientëve të tij, gjithmonë i gatshëm të ndihmojë dhe të japë nga dija dhe përvoja e tij, ishte shembull dhe do te mbetet frymëzim për të gjithë ne, transmeton Gazeta Shneta.
Postimi i plotë:
E nderuar familje e Dr. Bajramit, kolegë dhe miq të tij të dashur,
Me dhembje të thellë dhe trishtim të madh morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut tonë,njëherit
Nënkryetarit të FSSHK-së Dr. Bajram Kryeziut. Humbja e tij është një boshllëk i pazëvendësueshëm jo vetëm për familjen e tij, por edhe për të gjithë ne që patëm fatin ta njohim dhe të punojmë me të.
Dr. Bajrami ishte më shumë se një profesionist i shkëlqyer, ai ishte një njeri fisnik, i përkushtuar ndaj pacientëve të tij, gjithmonë i gatshëm të ndihmojë dhe të japë nga dija dhe përvoja e tij, ishte shembull dhe do te mbetet frymëzim për të gjithë ne.
Në këtë moment të vështirë, ne ndajmë dhimbjen me familjen e tij dhe lutemi që ta gjejnë forcën për të përballuar këtë humbje të madhe. Kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten gjithmonë të gjalla në mendjet dhe zemrat tona.
Ngushëllime të sinqerta!
Tevide Imeri-Kryetare e FSSHK-së




