Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kryetarja e OIK-ut Nexhmije Gori vizitoi Forcën e Sigurisë së Kosovës

Lajme 19/09/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Nexhmije Gori
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryetarja e Odës së Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë, Nexhmije Gori, ka vizituar regjimentin e mjekësisë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kazermën Adem Jashari.

Sipas një njoftimi të dhënë nga Oda e Infermierëve, Gori ka theksuar gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar në fushën e edukimit të vazhdueshëm profesional në çështjet e licencimit dhe rilicencimit të infermierëve që janë të angazhuar në Forcën e Sigurisë së Kosovës, përcjell Gazeta Shneta.

“Nderi është edhe më i madh kur kam parasysh rolin dhe rëndësinë që kanë kolegët tanë infermierë dhe punonjësit tjerë shëndetësor në Ushtrinë e Kosovës”, ka thënë Gori gjatë vizitës.

Njoftimi i plotë:

Kryetarja e OIK vizitoi Forcën e Sigurisë së Kosovës

Prishtinë, 19 shtator 2023 – Kryetarja e Odës së Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë Nexhmije Gori ka vizituar regjimentin e mjekësisë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kazermën Adem Jashari.

Kryetarja Gori është pritur nga Kolonel Xhevdet Tahiraj, udhëheqës i këtij regjimenti. Gori ka thënë se është ndjerë tepër e nderuar që ka pasur mundësinë të vizitoj regjimentin mjekësor të FSK-së.

“Nderi është edhe më i madh kur kam parasysh rolin dhe rëndësinë që kanë kolegët tanë infermierë dhe punonjësit tjerë shëndetësor në Ushtrinë e Kosovës”. Gori ka shtuar se ka qenë ëndërr e shumë gjeneratave që Kosova të ketë ushtrinë e saj, e normal në kuadrin e saj edhe regjimentet mjekësore, që dëshmojnë një strukturë të mirë organizuar brenda ushtrisë.

Kryetarja e OIK, Nexhmije Gori në takimin me përfaqësues të ushtrisë së Kosovës ka shprehur gatishmërinë e saj për të intensifikuar edhe më shumë bashkëpunimin në fushën e Edukimit të Vazhdueshëm profesional si dhe është diskutuar për çështjet e licencimit dhe rilicencimit të infermierëve që janë të angazhuar në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Nexhmije Gori / Oda e Infermiereve

Artikulli paraprakShkencëtarët zbulojnë ADN-në e kancerit të gjirit në qumështin e gjirit te nënat e prekura
Artikulli i rradhës Si ndodhi që inteligjenca artificiale të rrit normat e suksesit të IVF

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.