Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kryhet një operacion i rrallë në zemër tek një 15-vjeçare nga Kosova

Lajme 30/03/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Gjermani
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një operacion i rrallë është kryer në Klinikën Universitare të Bonn-it në Gjermani.

Dy mjekë realizuan një intervenim sensacional në zemrën e një paciente të re, e cila vuante nga ngushtimi i arteries kryesore (aortës).

Bëhet fjalë për Adean, një 15-vjeçare nga Kosova historia e së cilës nisi kur ishte nëntë muajshe.

Prindërit e saj e kuptuan në atë kohë se vajza e tyre kishte një vrimë në zemër.

Vrima u mbyll me një copëz të dyfishtë dhe Adea ishte në gjendje të bënte një jetë normale.

Në vitin 2022, asaj iu keqësua gjendja shëndetësore.

Kontrollet rutinore të kryera në Kosovë sollën një diagnozë të re për vajzën e re.

Adea vuante nga stenoza e aortës subvalvulare, një ngushtim i aortës nën valvulën e aortës, i shkaktuar nga indi fibroz që është zhvilluar dhe rritur me kalimin e kohës.

Ky ngushtim i arteries kryesore çoi në një elasticitet dukshëm më të ulët tek Adea.

Edhe me përpjekjen më të vogël, ajo vuante nga gulçimi dhe dështimi i avancuar i zemrës, shkruan gazeta gjermane express.de.

Rreth natyrës së sëmundjes ka folur profesori, Fahrad Bakhtiary.

“Dhoma kryesore e pompimit, (barkushja e majtë) e pompon gjakun e pasur me oksigjen përmes valvulës së aortës në trup. Nëse hapja e aortës është shumë e ngushtë, si në rastin e Adeas, formohet një “fyell i ngushtë”, dhe barkushja e majtë duhet të punojë më shumë dhe të krijojë më shumë presion të gjakut në mënyrë që të pompojë mjaftueshëm gjak në trup. Për shkak të kësaj pune shtesë, muskuli i zemrës trashet, pastaj flasim për hipertrofinë e ventrikulit të majtë. Sa më e ngushtë të jetë zona, aq më pak gjak i pasur me oksigjen hyn në trup”, tha ai.

Artikulli paraprakRifat Latifi rikthehet në QKUK
Artikulli i rradhës OMK publikon listën preliminare për përfituesit e përkrahjes financiare të punimeve shkencore për vitin 2022

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.