Kujdesi Intensivë Qendror në Spitalin e Gjakovës ofron një platformë të specializuar për trajtimin e pacientëve në gjendje kritike, duke përfshirë ata të operuar dhe ata jo të operuar, të cilët përballen me çrregullime të rënda të funksioneve vitale dhe kanë nevojë për kujdes të veçantë.
Një ekip i specializuar i Anesteziologëve dhe Infermierëve mbajnë kontrollin e vazhdueshëm për të siguruar trajtimin më efikas për secilin pacient.
Bazuar në raportin vjetor të punës për vitin 2023, kujdesi intensiv ka shërbyer 161 pacientë gjatë këtij periudhe. Nga këta, 40 pacientë janë trajtuar me ndihmën e respiratorit, ndërsa 10 të tjerë kanë përdorur respiratorë CIPAP, duke demonstruar aftësinë e spitalit për të ofruar kujdesin më të mirë të mundshëm për pacientët në gjendje kritike./GazetaShneta/