Meteorologët në ditën e parë të Dhjetorit kanë parashikuar ditën e sotme me mot të vranët dhe reshje shiu gjatë ditës.
Temperaturat do të sillën në mes 0 e 5 gradë Celsius. Mot me vranësira, reshje shiu që here pas here mund të kalojnë edhe në reshje bore, parashihet të mbajë edhe gjatë fundjavës. Gjasat më të mëdha për reshje bore priten të jenë të dielën.
Temperaturat do të shënojnë rënie, ato do të sillën në mes – 4 e 4 gradë Celsius. Gjykuar sipas ecurive sinoptike, pjesa e parë e javës së ardhshme do të karakterizohet me vranësira, rënie të temperaturave, por më pak gjasa për reshje.
Temperaturat minimale do të sillën në mes – 7 e minus 3 gradë Celsius, ndersa ato maksimale në mes 2 e 6 gradë Celsius./Gazeta Express/