Masat antiCOVID si duket nuk do të ndryshojnë.
Kjo pasi kryeministri Albin Kurti nuk ka dhënë asnjë sinjal se a do të shqyrtohen masat e Ministrisë së Shëndetësisë kundër pandemisë.
Masat që kanë hyrë në fuqi javen e kaluar janë kritikuar për orën policore dhe kërkesën për tre vaksina për tu futur në Kosovë.
Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë ka theksuar se masat e rekomanduara të IKSHPK-së janë arma e vetme për luftën ndaj COVID-19, shkruan Gazeta Shneta.
” Të gjithë e dijmë mirë gjendjen dhe kushtet në spitalet tona. Nga COVID humbëm 3 mijë e 2 qytetarë. Qëllimi ynë kryesor është të shpëtojmë jetë ne duhet të kujdesemi që ta izolojmë këtë virus ashtu që të mos izolohemi ne nga virusi. Vaksinimi dhe zbatimi i masave të rekomanduara nga IKSHPK janë të vetmet armë tona në luftën ndaj këtij virusi. Vlerësimet shkencore i paraprijnë çfarëdo vendimi politik a qeveritar. Ju bëj thirrje që të vaksinoheni dhe ta merrni dozën e tretë”, ka thënë Kurti në mbledhjen e qeverisë.