Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në kryministri, tashmë ish- ministrin e shëndetësisë, Rifat Latifin.
Sipas komunikatës për media, Kurti ka falënderuar Latifin për punën, angazhimin dhe kontributin e tij gjatë këtyre muajve sa ka udhëhequr Ministrin e Shëndetësisë.
“Ai falënderoi Dr. Rifatin që nuk ka kursyer jo vetëm dijen e përvojën e tij, por edhe kontaktet e shumta ndërkombëtare, për ta ndihmuar e avancuar sektorin dhe sistemin e shëndetësisë në Kosovë”, thuhet në komunikatën për media.
Kryeministri i dëshiroi suksese në vijim ish ministrit, duke i shprehur vullnet për bashkëpunim në të ardhmën.
Ish- ministri Latifi gjithashtu shprehi gatishmërin e tij për vazhdim të mbështetjes në projektet e filluara gjatë mandatit të tij.
Kurti sot ka emëruar zëvendësministrën Dafina Gexha – Bunjaku si ushtrues të detyrës të ministres në Ministri të Shëndetësisë. /Gazeta Shneta/




