Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kurti zotohet për funksionalizimin e sigurimeve shëndetësore, nuk tregon kur do të nisin

Lajme 12/12/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mandatari për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti ka marr pjesë sot në një tryezë diskutimi për sigurimet shëndetësore të organizuar nga Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacietëve.

Kurti ka thënë se shëndetësia do të jetë prioritet në qeverisjen e tij dhe është zotuar se do të bëhet funksionalizimi i sigurimeve shëndetësore, por nuk ka treguar se kur do të fillojë implementimi, shkruan Gazeta Shneta.

“Shëndeti nuk është mall që konsumohet, por është vet jeta vet njeriu. Të flasësh për shëndetin është të flasësh për njeriun, të flasësh për qytetarin është të flasësh për ekzistencën e qeverisë. Ne jemi të indinjuar se si 20 vjet pas çlirimit dhe 12 vjet pas pavarësisë ende nuk kemi sigurime shëndetësore dhe jemi në situatë paradoksale ku në republikën tonë parlamentare kemi sigurime për automjete, por nuk kemi për njerëzit. Kemi nevojë ta humanizojmë sistemin, kemi nevoj për një shtet të orientuar kah njeriu e jo ka malli”, ka deklaruar Kurti.

Kurti ka thënë se gjatë qeverisjes së tij planifikohet të bëhet plotësim-ndryshimi i ligjit për sigurime shëndetësore, krijimi i protokolleve mjekësore dhe funksionalizimi i sistemit informativ duke u bazuar në këto protokolle, si dhe zbatim i hollësishëm i rezolutës së kuvendit për sigurimet shëndetësore. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakTë dëgjoni muzikë ndërsa vozitni – efektet anësore
Artikulli i rradhës A ndikon muzika në humorin tuaj

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.