Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kurtishi kërkon angazhim të gjithanshëm për të luftuar kancerin

Lajme 04/02/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, ka thënë së  në dy vjetët e fundit ka rritje të vogël me sëmurët me kancer. Sipas tij, te pacientët dominon kanceri gjirit.

Kurtishi ka thënë se 2023 dhe 2024 në klinikë kanë identifikuar me kancer 2 mijë e 100 raste. Sipas tij, nëse bëhet krahasimi i vitit 2023 me vitin 2024 janë identifikuar 2-3 % më shumë raste të kancerit.

Ai në “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, tha se “këto të dhëna në disa raste nuk përkojnë me të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, të cilët marrin informata prej qendrave ose spitaleve private dhe rajonale, mirëpo është duke u bërë një harmonizimi i këtyre të dhënave”.

Kurtishi po ashtu theksoi se shihet që dominon kanceri gjirit dhe është në rritje, meqenëse në vitin 2023 ka pasur 453 persona të sëmur, kurse në 2024 ky numër është 475.

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, tha se shihet një trend i rritjes të sëmundjeve malinjë.

“Trendi i rritjes të sëmundjeve malinjë është në gjithë botën edhe në vendet e zhvilluar kjo është më e shprehur meqenëse bëjnë ekzaminime më të shpeshta. Kanë programe me të cilin i zbulojnë sëmundjet dhe i trajtojnë shumë më mirë sepse sëmundja gjendet në stadet fillestare për dallim prej ne ku ne gjejmë sëmundjet në stade pak më të avancuara edhe pse kjo ka ndërruar në tre katër vjetët e fundit. Ne sot kemi mbi 55% të rasteve shembull sëmundjet e gjirit që i identifikojmë në stadin e parë e të dytë, kurse rreth 45% në stadin e tretë e të katër”, pohoi Kurtishi.

Krejt kjo, sipas tij, është bërë me vetëdijesim, fushata gjatë muajit tetor dhe muajve tjerë, nga njerëz të vullnetit të mirë e shoqata të ndryshme civile që merren me vetëdijesim të kancerit të gjirit.

Mirëpo, Kurtishi tha se kjo nuk mjafton duhet të bëhet në mënyrë protokollare, institucionale në mënyrë që sëmundjen malinje të kenë një kahje edhe më të mirë se që e kanë sot.

Ndryshe 4 shkurti është Dita Botërore e Kancerit, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin për kancerin dhe për të inkurajuar parandalimin, zbulimin dhe trajtimin e tij.

Artikulli paraprakATK-ja konfirmon çmimet e tregut për barna, OFK-ja kërkon nga MSH-ja marrjen e veprimeve për të parandaluar dëmtimin e barnatoreve
Artikulli i rradhës Pesë persona qëllohen me armë zjarri në një shkollë në Suedi

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.