Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kurtishi: Rritje e rasteve me kancer, nuk ka largim të mjekëve nga Onkologjia

Lajme 16/07/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, në një intervistë për Ekonomia Online, tha se numri i i të sëmurëve me kancer deri në fund të vitit mund të prekë shifrën afro 2 mijë personave. Ai thotë se një numër tejet i vogël i pacientëve të paraqitur e trajtuar në këtë klinikë janë drejtuar për jashtë vendit në pamundësi të gjetjes së trajtimit adekuat në Kosovë.

“Deri në fund të vitit në bazë të trendit të sëmundjeve malinje ky numër mund të kap shifrën e 2000 personave të rinj të sëmurë me kancer në Kosovë. Është numër shumë i vogël i pacientëve të dërguar jashtë shtetit, dhe ne kemi referuar deri tash 3-4 raste, prej tyre janë 2 ose tre të cilët kanë pasur nevojë të bëjnë një formë të rrezatimit të vecantë e cila nuk bëhet në asnjë vend tjetër të rajonit sic është Gama Knife ose Cyber Knife dhe e kemi pasur një rast i cili është dashur të marri një formë të vecantë të kimioterapisë direkte në bark ose në mëlqi dhe këto janë do të thotë numër minimal të cilët kërkojnë dhe marrin trajtim jashtë Kosovës”, u shpreh Kurtishi.

Ai tha se janë mirë të furnizuar me barëra të cilat si klinikë i marrin çdo javë ose tri herë në muaj.

Një numër minimal i barërave të cilat mungojnë, sipas tij, mungojnë për shkaqe të autorizim-marketingut.“Realisht ne jemi të furnizuar mirë me medikamente përpos 4-5 ilaqeve të cilat janë në mungesë shkaku i autorizim-marketingut dhe këta gjashtë muajt e parë mbi 90% e barnave me të cilat pacientët trajtohen ne i kemi në klinikë dhe ata i marrim në baza javore ose tre javore sipas ciklit dhe protokollit të trajtimit të këtyre sëmundjeve”.

Doktor Kurtishi tha se kjo ikje e mjekëve nuk ishte evidente në Klinikën e Onkologjisë, mirëpo planifikojnë të hapnin pozita për specializantë të rinj me qëllim hapjen e qendrave të reja, raporton EO.

“Onkologë jemi të ndarë në dy reparte, në repartin e radioterapisë punojnë shtatë radioterapeutë dhe në repartin e kemioterapisë punojnë trembëdhjetë onkologë, ndërkaq kemi katër specializantë kurse në të ardhmen ne planifikojmë të hapin edhe specializime të reja dhe të kemi staf të ri, specializantë të rinj sidomos për ato qendra të Kosovës të cilat ne planifikojmë dhe vec kemi filluar që këto shërbime ambulantore, ditore, një herë në muaj t’i avansojmë dhe t’i hapim ato qendra”.

Kurtishi tha se planifikohet të vazhdojë progresi në raport me punën në këtë klinikë përfshirë këtu digjitalizimin e shërbimeve ndaj pacientëve dhe përmisimin e infrastrukturës.

 

“Neve secila legjislaturë na ka ndihmuar maksimalisht, pasi natyra e sëmundjes është e tillë. Dhe në këto tre-katër vitet e fundit ne e kemi modernizuar komplet shërbimin e radioterapisë, ndërkaq në muajin shtator do të kompletohet ndërrimi i aparaturës së vjetër dhe zëvendësimi me aparaturë moderne, shumë të re. Dhe kohëve të fundit jemi të furnizuar edhe me barna, barna të reja, barna të mencura, kurse është në procedurë të renovimit Klinika e Onkologjisë. Që deri në fund të vitit mendojmë se kjo procedurë do të kryhet dhe do të kemi qasje më të mirë për pacientë, do të kemi shtretër më shumë dhe një infrastrukturë më moderne normalisht edhe do të kemi një digjitalizim të shërbimeve të klinikës sonë e cila do të na lehtësojë më shumë punën e përditshme me pacientë. Do të zgjerohen hapësirat do të rritet numri i shtretërve, dhe do të kemi mundësi që pacientet në të njëjtën kohë, një numër dyfish më të madh të i vendosim në të njëjtën kohë në marrjen e këtyre shërbimeve dhe normalisht kjo do të na lehtësojë punën”./ekonomiaonline

Artikulli paraprak4 gjëra që duhet të bëni para se të vie në jetë foshnja juaj
Artikulli i rradhës A është e zakonshme mungesa e gjumit gjatë fillimit të shtatzënisë?

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.