Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kush është Armend Zemaj, ministri që pritet ta udhëheq shëndetësinë

Lajme 02/06/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Armend Zemaj është propozuar nga partia e tij LDK për të udhëhequr ministrinë e shëndetësisë në Qeverinë Hoti, e cila pritet të votohet nesër në Kuvendin e Kosovës.

Zemaj vjen nga komuna e Deçanit dhe është deputet i LDK-së që nga viti 2008. Ai është jurist me profesion dhe mban titullin master në shkencat juridike në Universitetin e Prishtinës, shkruan Gazeta Shneta.

Më poshtë mund ta gjeni një biografi të tij e cila është e publikuar në platformën Wikipedia:

Armend Zemaj ka lindur më 13 shtator 1976 në Deçan,Kosovë është deputet nga radhet e Lidhjës Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Republikës së Kosovës qe nga viti 2008.

Është Jurist i diplomuar si dhe është diplomuar në shkallën e tretë, master i shkencave juridike, drejtimi: juridiko-ndërkombëtare, Fakulteti Juridik, Universiteti i Prishtinës.

Nga viti 2004 -2007 ka punuar në Ministrinë për Ekonomi dhe Financa si udhëheqës i Divizionit për Huazime Publike me Jashtë, Menaxher për Planifikim dhe Analiza si dhe Menaxher për trajnime dhe zhvillime në MEF.

Ka kryer edhe trajnime dhe programe profesionale si: Programi për Trajnim dhe Zhvillim në Universitetin Amerikan në Kosovë financuar nga Bearing Point Program(USAID), Shkollen Politike të Prishtinës (PIPS) me program nga Këshilli i Evropës në Strasburg, Shkollën për Integrime Europiane e finacuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në bashkëpunim me Fondacionin e Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) si dhe shumë trajnime profesionale nga fusha e drejtësisë dhe të fushës financiare.

Zemaj është i martuar dhe ka tre fëmijë dhe jeton në Prishtinë. Përveç gjuhës amtare flet gjuhën angleze dhe serbo-kroate. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakFoshnja pesë muajshe i mbijeton koronavirusit pas 32 dite në gjendje kome
Artikulli i rradhës Pirja e duhanit gjatë shtatzanisë dyfishon rrezikun e vdekjes së papritur për fëmijën, thotë studimi

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.