Në klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për 24 orë marrin shërbim mbi 250 pacientë – në emergjcë kryhen rastet emergjente të cilat më pas shpërndahen nëpër klinikat gjegjëse, varësisht nga problemet shëndetësor të pacientëve.
Emergjenca në QKUK është njëra ndër klinikat më të ngarkuara me pacientë në të gjithë institucionet shëndetësore në vend, por kush është fajtor që kjo klinik ka aq shumë pacientë?
Sipas drejtorit të Emergjencës, Naser Syla, njëri ndër shkaktarët kryesore të numrit të lartë të pacientëve në këtë klinik janë vetë pacientët, ai argumenton se ka raste kur pacientët të cilët kanë probleme me hipertension – të nivelit jo të rrezikshëm për jetë, të cilët kërkojnë ndihmë në emergjence ndërsa i kalojnë me dhjetra qendra të Kujdesit Parësor.
“E kemi nxjerrë një statisikë që prej këtyre 62 mijë e 305 pacientëve vetëm 28 mijë e 808 pacientë kanë qenë të Prishtinës që i bie 46 përqind ndërsa rreth 80 përiqnd e tyre i bie që kanë qenë pa udhëzim. Do të thotë vijnë rastet që nuk janë për emergjence i kalojnë shtëpit e shëndetit, spitalet rajonale e vjen në Emergjencë. Nuk duhet me ardh direkt këtu duhet me u konsultu me mjekët e spitalt apo qendrës mjekësore në atë komunë, por këto raste janë duke na ndodhur”, sqaron ai.

Foto: Gazeta Shneta
Në këtë klinik me 507 metra katror nga një janari deri më një shtator 2022 shërbim shëndetësor kanë pranuar mbi 62 mijë e 300 pacientë në nivel vendi. Drejtori thotë se hapësira aktuale në Emergjencë nuk i përmbushë kërkesat e klinikës, por që kjo hapësirë është që nga vitit 2000 – kur edhe egzsiton emergjenca.
Ai thekson se reparti i internos është në një situatë pak më të vështirë se repartet tjera, në këtë pjesë të Emergjencës janë vetëm pesë shtretër, të pamjaftueshëm në krahasim me numrin e lartë të pacientëve të cilët këkojnë trajtim mjekësor.
Sa i pëketë furnizimeve, specialisti i emergjencës sqaron se me furnizime qëndrojnë mirë dhe furnizohet varësisht nga nevojat e klinikës.
“E kemi aparaturën e nevojshme, është mirë e organizuar e sistemuar”, tregon drejtori sa i pëketë aspektit të aparaturës.
Objekti i ri i cili është destinuar të ndërtohet për rastet emergjente tash e dy vite është lënë në harresë.

Foto:Gazeta Shneta
Ndikimi i rasteve të rënda në shëndetin mental të personelit shëndetësor
Ndonëse në Klinikën Emergjente trajtohen rastet ndër më të rëndat në QKUK klinika nuk posedon një psikolog apo psikiatër për personelin.
Puna e stresuese shpesh herë ndikon negativisht tek personeli, drejtori thekson se janë dy mjekë të cilët ishin duke e përfunduar shkollimin specialistik kanë vendosur ta ndërprejnë shkollimin.
“I kam dy raste. Një vajzë që kanë qenë në specializim të emergjencës e ka ndërpre në vitin e tret për shkak se nuk kish mundësinë e ndërrimit (të shkollimit specialistik) dhe e ndërpreu, ka fitu ulkus stresogjen apo i thati në lukth për shkak të stresit. Edhe një specializant e ka lënë ka thënë nuk mundem me u marrë për shkak të punës e stresit të lartë e rasteve të rënda”, tregon ai dy rastet kur mjekët nuk e kanë vazhduar shkollimin specialistik në emergjencë.
Syla tregon se asnjëherë Emergjenca nuk ka pasur psikilog, ndërsa shton se nëse në ndonjë vend egziston sindroma Bournout – sindorm e cila shkaktohet nga stresi në punë, atëherë kjo sindrom egziston tek kolegët e tij.
“Nuk kemi psikolog, nuk kemi psikiatër. Në qendër emergjente punojnë që nga viti 1995 dhe asnjëherë nuk kemi pas psikolog. Me ministrin (Rifat Latifi) e kemi diskutu çështjen e sindromës Bourout e nëse egziston kjo sindrom dikund në botë është këtu tek ne, tek kolegët e mi”, shprehet ai.

Foto: Gazeta Shneta
Personeli shëndetësor në Emergjencë madje nuk gëzon të drejtën e rrezikshmërisë në punë.
Në anën tjetër, Emergjenca ka mungesë të theksuar të personelit shëndetësor.
Aktualisht në këtë klinikë janë 33 specialist të emergjencës ndërsa në total në nivel vendi janë 53 specialistë të emergjencës.
“Emergjenca për momentin më duhet me i pas edhe 54 specialistë që me mbërri numrin minimal sipas standardeve të OBSh-së”, pohon drejtori./Gazeta Shneta/




