Klinika e Gastroenterologjisë me Hepatologji në QKUK është e ndarë në katër shërbime, në Gastroenterologji, Hepatologji, Endoskopi dhe njësia ambulantore-konsultative.
Në këtë klinikë vitin e kaluar kanë marr shërbime 1082 pacientë të hospitalizuar, ndërsa në ambulantë kanë qenë 6653 persona, thuhet në raportin e punës për vitin 2022, shkruan Gazeta Shneta.
Në këtë klinikë janë kryer gjithsej 1964 gastroskopi, prej të cilave 80 kanë qenë me anestezion total, ndërsa mjekët kanë kryer poashtu 1363 kolonoskopi prej të cilave 85 me anestezion.
Mjeku që ka kryer më së shumti gastroskopi dhe kolonoskopi është Arbër Veliu. Në raportin e punës Veliu i ka të regjistruara 551 gastro dhe 384 kolonoskopi. Pas tij është Skender Telaku me 512, përkatësisht 336.
Ndërkaq në shërbimin e Gastroenterologjisë dhe Hepatologjisë mjekët kanë kryer dhjetra Paracenteza abdominale, si dhe kanë asistuar në endoskopi.
Në këtë klinikë pacientët referohen për trajtim jashtë institucioneve publike për dy procedura, për transplantin e mëlçisë si dhe për kapsulën endoskopike. Për të parën klinika nuk ka kushte ndërsa për të dytën nuk ka aparaturë.
Lista e pritjes në këtë klinikë është deri në një muaj për gastroskopi dhe kolonoskopi. /Gazeta Shneta/