Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kushdo, herët a vonë, e ka një takim me mjekun dhe Perëndinë

Lajme 12/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Shqipëri, për Perëndinë e Doktorin pothuaj të gjithë kujtohen vetëm në momentin e fundit.

Atëherë kur as Doktori dhe as vetë Perëndia nuk kanë shumë për të bërë.

Por nëse qielli edhe e fal marrëzinë njerëzore që nuk është shumë e rrallë në viset tona, sjellja e marrë e shoqërisë shqiptare në këto tre dekada ndaj mjekëve është kriminale.

Bluzat e bardha shihen si objekt urrejtjeje, si mish për cirkun e përditshëm të ndëshkimit të së keqes dhe si mbartës fundorë të saj.

Ka vite që në Shqipëri luhet një luftë e shpallur ndaj tyre, që ka një kriminalizim të skajshëm të mjekëve, të cilët konsiderohen edhe si mbartës fundorë të korrupsionit.

Një doktor që lufton për jetën mund të fitojë vetëm disa beteja, sepse në epilog të jetës, luftën e fiton gjithmonë vdekja. Kjo është kryearsyeja që gjithmonë mbi ta do të ketë pakënaqësi, dyshime dhe shpesh edhe mëri të heshtur apo dhe të dhunshme.

Duhet të jetë ndryshe! Duhet të jetë tërësisht ndryshe! Si rregull Doktori nuk vritet kurrë!

Doktorit i ruhet jeta edhe në luftën e vërtetë, atë me tanke, topa e avionë. Doktori mbahet rob në luftë, por nuk vritet si armik sepse vlera e profesionit të tij është më e madhe se çdo profesion tjetër pikërisht sepse ka të bëjë me jetën edhe në rastet kur luhet ruletë ruse me vdekjen.

Me një rrogë vërtet të lartë për kushtet e Shqipërisë, por të pamjaftueshme për të paguar shkollimin e tejzgjatur, specializimet e vazhdueshme dhe edukimin e pandërprerë në vite, mentaliteti sovjetik e barazitist shqiptar jua quan krim Doktorëve çdo mundësi tjetër për të garantuar të ardhura shtesë.

Në të vërtetë krim është vetëm të kërkohen para në këmbim të dhënies apo refuzimit të shërbimit, por jo dhurata që afrohet e pakërkuar.

Kështu ndodhte edhe në kohën e komunizmit, kur korrupsioni apo krimi ishte shtetëror dhe i sistemit dhe jo i individëve.

Edhe atëherë komunistët ortodoksë mbyllnin sytë kur Doktorit i dhurohej një shportë me vezë apo një palë çorape; edhe atëherë në atë varfëri ekstreme ajo kastë e shoqërisë shqiptare jetonte më mirë sepse duhej të jetonte më mirë.

Edhe sot duhet të ndodhë kjo gjë. Askush nuk duhet të guxojë të ngrejë dorë mbi mjekun dhe askush nuk duhet t’i shohë ata si mishin që i hidhet turmës për shfaqjen e rradhës. Ndryshe nguti i ikjes së tyre në emigracion, do të shndërrohet në ankthin e atyre që duan të rrinë në atdhe.

Ka mes mjekëve edhe elementë që meritojnë përbuzjen, por kjo nuk është kurrsesi arsyeja që mjekët të shihen si pjesë e turmës së të paudhëve.

Duhet luftuar ky mentalitet për njerëzit që çdo dhjetë vjet ju duhet normnalisht të rifitojnë diplomën e tyre, që ju është dashur dhe ju duhet shumë sakrificë në të përditshmen e tyre dhe që herët a vonë, njëlloj si Perëndia, të fiksojnë një takim për të folur për jetën dhe vdekjen. (Shkroi: Lorenc Vangjeli)

Artikulli paraprakHoroskopi, 12 maj 2019
Artikulli i rradhës Sot është Dita Ndërkombëtare e Infermierisë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.