Gjatë kësaj periudhe pandemie dhe izolimi, shqetësimet dhe ankthi për shëndetin dhe gjendjen ekonomike janë reagim normal ndaj një situate jo normale. Për të kuptuar më tepër për lidhjen midis këtyre shqetësimeve dhe gjendjes emocionale do ju ishim mirënjohes nëse mund të kushtonit rreth 5-10 minuta kohë për t’ju pergjigjur pyetjeve në vijim.
Të dhënat nga ky pyetësor konfidencial do përdoren të ndihmojnë profesionistët shëndetësorë të kuptojnë nivelin e impaktit të pandemisë COVID-19 në shëndetin publik dhe të krijojnë ndërhyrje specifike për të përkrahur popullatën jo vetëm gjatë pandemisë dhe pas saj, por edhe gjatë situatave të tjera stresuese.
Përgjigjet tuaja janë krejtësisht konfidenciale dhe anonime, dhe nuk do ndahen jashtë grupit shkencor te ketij studimi.
Pytësorin mund ta plotësoni duke Klikuar KËTU.
https://lshtm.onlinesurveys.ac.uk/impakti-i-pandemise-covid-19-ne-stresin-copy