Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kuvendi del njoftim zyrtar, citon Dimal Bashën: Seanca konstituive konsiderohet e përmbyllur, të hënën mblidhet Kryesia

Lajme 30/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kuvendi i Kosovës, edhe përmes njoftimit zyrtar duke cituar Kryeparlamentarin Dimal Basha, e ka konsideruar si të përfunduar procesin e konstituimit, pavarësisht se dështoi zgjedhja e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.

Në njoftimin e lëshuar nga Kuvendi thuhet se Basha e ka përmbyllur seancën konstituive, meqë konstatoi se janë ezuruar të gjitha opsionet për zgjedhjen e nënkryetarit të pestë, që vjen nga komuniteti joshumicë serb.

Ai kujtoi se asnjëri nuk është zgjedhur nënkryetar, ku tetë prej tyre nuk kanë marrë votat e nevojshme për nënkryetar të Kuvendit, në të gjitha tentativat, ndërsa dy prej tyre kanë refuzuar të jetë kandidat për nënkryetar.

“Ne si Kuvend nuk kemi mundësi tjetër se si të vazhdojmë sa i përket nënkryetarit që vjen nga komuniteti joshumicë serb, prandaj me këtë rast konsideroj se kemi ezauruar edhe pikën e katërt të rendit të ditës të seancës konstituive dhe meqenëse nuk ka mundësi tjetër objektive se si të procedohet tutje, konsideroj që kjo seancë konstituive konsiderohet e përmbyllur”, ka deklaruar Basha.

Tutje në njoftim thuhet se Basha konsideroi se në emër të funksionalizimit të Kuvendit dhe materializimit të rezultatit zgjedhor të 9 shkurtit, moszgjedhja e njërit nga pesë nënkryetarët apo njërit nga gjashtë anëtarët e Kryesisë nuk mund të bëhet pengesë që bllokon konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ai e ka thirrur mbledhjen e parë të Kryesisë për të hënë në orën 13:00.

“Pas përmbylljes së seancës konstituive, konsideroj që Kuvendi i Republikës sonë duhet të vazhdojë punën siç parashihet me kushtetutë, ndërkaq se si të veprohet tutje me punën tonë si Kuvend, do t’i konsultoj anëtarët e zgjedhur tanimë të Kryesisë së Kuvendit, mbledhje kjo që do të mbahet në Sallën C 301, të hënën, në orën 13:00”, ka deklaruar Basha.

Artikulli paraprakStuhia e fuqishme, 20 persona në Tiranë kërkojnë ndihmë mjekësore
Artikulli i rradhës Vdekje e dyshimtë në një poligon në Prishtinë, ndalohet zyrtari përgjegjës

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.