Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kuvendi miratoi sot projektligjin e pagave, hyn në fuqi pas nënshkrimit nga Presidentja

Lajme 22/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kuvendi i Kosovës ka miratuar të enjten në lexim të dytë Projektligjin për pagat në sektorin publik.

Ky ligj zbatohet për punonjësit e sektorit publik, pagat e të cilëve financohen nga buxheti i shtetit, me përjashtim të punëtorëve të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI).

Qëllimi i këtij ligji është që të krijojë një sistem të njëtrajtshëm të pagave në sektorin publik, që përfshin parimet dhe rregullat për përcaktim të pagës në sektorin publik.

Për të hyrë në fuqi Ligji për pagat, duhet të nënshkruhet nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Partitë opozitare nuk e kanë mbështetur Projektligjin për pagat.

Ata, përmes disa amendamenteve të cilat nuk kanë marrë miratim në Kuvend, kanë kërkuar rritje të koeficientit për punëtorë në disa sektorë, si në shëndetësi, arsim e të tjera.

Në projektligjin e miratuar në lexim të dytë nuk përcaktohet vlera monetare e koeficientit, por thuhet se “vlera monetare e koeficientit përcaktohet me Ligjin vjetor të buxhetit”.

Kuvendi i Kosovës, ka miratuar Ligjin për buxhetin, por nuk është përcaktuar ndonjë vlerë monetare e koeficientit për pagat e punonjësve të sektorit publik.

Deputetë të partive opozitare kanë kundërshtuar votimin e Projektligjit për pagat edhe për shkak të mospërfshirjes së vlerës monetare të koeficientit në projektligj.

Pagat e punëtorëve në Kosovë llogariten duke e shumëzuar koeficientin e pagës së një pozite me vlerën monetare të koeficientit.

Raporti i koeficienteve është nga një deri në 18. Koeficienti më i lartë, 18, sipas Projektligjit për pagat, i takon vetëm presidentit të Kosovës. Niveli i koeficientit 17.5 i takon kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.

Koeficienti 17 i takon kryetarit të Kuvendit të Kosovës, si dhe kryeministrit. Për mjekët specialistë, koeficienti është 12.Mësimdhënësit në shkolla fillore dhe ato të mesme të ulëta, do të kenë koeficientin 5.6. /REL

Artikulli paraprakBabai rrëfen sërish tmerrin që pa me sy duke i mbledhur copat e trupit të foshnjës së vdekur
Artikulli i rradhës Drejtori i Spitalit të Pejës: Nuk kam asnjë arsye për të dhënë dorëheqje

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.