Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ky është arsyetimi pse Kushtetuesja e shpalli të pavlefshëm Ligjin e Pagave në sektorin publik

Lajme 30/06/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar para pak minutash për vendimin unanim për shpalljen e Ligjit të Pagave në sektorin publik, si të pavlefshëm.

Kushtetuesja ka vlerësuar se ligji nuk është në përputhshmëri me nenet 4, 7, 102, 103, 109, 110 të Kapitullit VII, nenin 115 të Kapitullit VIII Kushtetutës; si dhe me nenet 132, 136, 139 dhe 141 të Kapitullit XII të Kushtetutës. Gjykata nuk i ka shqyrtuar pretendimet tjera duke konsideruar se është e panevojshme pasi ligji është kontestuar në tërësinë e tij si kundërkushtetues në aspektin e cenimit të parimeve të “ndarjes së pushteteve” dhe “sigurisë juridike”.

“Gjykata arriti në përfundimin se Ligji i kontestuar përmbante një mori problemesh serioze të nivelit kushtetues e që do të mund të përmblidheshin me sa vijon: (i) Ligji i kontestuar kundërshton vet qëllimin e tij për “harmonizim” të pagave në nivel të të gjithë sektorit publik – duke bërë përjashtime arbitrare dhe të paarsyetuara për disa institucione, ndër të tjera Forcën e Sigurisë së Kosovës, Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, Agjencinë Kosovare të Privatizimit, Bankën Qendrore të Kosovës, dhe vet Kuvendin”.

“(ii) Ligji i kontestuar përjashton në tërësi pavarësinë e pushtetit Gjyqësor duke mos i lënë asnjë kompetencë vetërregulluese për çështje që ndërlidhen me jetësimin e pavarësisë “funksionale, organizative dhe buxhetore”; (iii) Ligji i kontestuar, ndonëse thekson se pagat rregullohen me këtë Ligj, e ka zbritur rregullimin ligjor për shumë çështje në nivel të akteve nënligjore, duke i dhënë mundësi rregullimi nënligjor vetëm Ekzekutivit dhe Legjislativit; (iv) nga gjithsej tetëmbëdhjetë (18) kompetenca për të nxjerrë akte nënligjore, gjashtëmbëdhjetë (16) janë për Qeverinë dhe dy (2) për Kuvendin, ndërkaq asnjë kompetencë vetërregulluese për Gjyqësorin ose Institucionet e Pavarura;”.

“(v) pushtetit Gjyqësor dhe Institucioneve të Pavarura nuk iu është mundësuar asnjë kompetencë vetërregulluese përmes së cilës ato do të mund të gëzonin pavarësinë e tyre “institucionale, organizative, strukturore dhe buxhetore” në raport me organizimin e brendshëm dhe stafin e tyre; (vi) është miratuar vetëm një (1) nga tetëmbëdhjetë (18) aktet nënligjore që është dashur të miratohen brenda periudhës së nëntë (9) mujore të vacatio legis, respektivisht deri më 1 dhjetor 2019; (vii) siç konfirmohet nga të dhënat e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, për rreth 42% të pozitave nuk është e mundur të deshifrohet paga ngase e njëjta përfundimisht do të përcaktohet përmes klasifikimeve përkatëse me akte nënligjore të Qeverisë; (viii) siç konfirmohet nga të dhënat e Ministrisë së Financave dhe Transfereve “kostoja buxhetore shtesë” e Ligjit të kontestuar “nuk është pjesë e projeksioneve buxhetore 2019-2021”; (ix) siç konfirmohet nga të dhënat e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, edhe po të hynte sot në fuqi Ligji i kontestuar, i njëjti nuk do të mund të zbatohej në tërësi në mungesë të akteve nënligjore”.

Klikoni KËTU për ta lexuar aktvendimin e plotë të Gjykatës. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakLAJMI I FUNDIT: Gjykata Kushtetuese e shpallë të pavlefshëm Ligjin e Pagave.
Artikulli i rradhës Sejdiu reagon ashpër pas vendimit të Kushtetueses: E turpshme dhe poshtëruese për punëtorët shëndetësorë

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.