Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ky është dokumenti për të cilin MSH po pretendon se është falsifikuar nga “Pharma Leader” në tenderin për insulina

Lajme 13/06/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka dal sot në një konferencë për media së bashku me Sekretarin Naim Bardiqi, ku kanë deklaruar se kompania “Pharma Leader” ka dorëzuar një dokument i cili dyshohet se është i falsifikuar. Për këto pretendime Bardiqi i është drejtuar edhe Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës.

Zhvillime të reja kanë ndodhur sot në sagën dy vjet e gjysmë të tenderit për insulina. Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe Sekretari i MSH-së Naim Bardiqi, janë paraqitur në një konferencë të jashtëzakonshme për media ku kanë prezantuar dëshmi se njëri nga operatorët, “Pharma Leader” dyshohet se ka dorëzuar në MSH një dokument të falsifikuar, shkruan Gazeta Shneta.

Bëhet fjalë për një shkresë “Statement” të kompanisë “Pharma Trejd” në Maqedoni të Veriut e cila është përfaqësuese e prodhuesit të insulinave në SHBA “Eli Lilly”. Në këtë shkresë kompania maqedonase i jep leje ose autorizim kompanisë nga Kosova “Pharma Leader” që të ofertojë në tenderin për insulina, si dhe zotohet se do të bëj furnizimin sipas kontratës.

Por sipas Vitisë dhe Bardiqit kjo shkresë nuk është valide pasi kompania “Pharma Trejd” ka deklaruar në një korrespodencë me MSH-në se asnjëherë nuk ka lëshuar dokument të tillë si dhe për këtë dokument nuk është në dijeni as kompania “Eli Lilly”.

“Dje, me dt. 12 jemi njoftuar zyrtarisht se asnjëherë kompania “Pharma Leader” nuk ka pasur asnjë leje apo marrëveshje për të importuar insulina në Kosovë. As nga prodhuesi amerikan “Eli Lilly”, as nga kompania në Maqedoninë e Veriut.Në dokumentin e muajit maj, të vitit 2023, operatori ekonomik e ka ofruar një dëshmi (statment) nga “Pharma Trade”, në gjuhën angleze. Me qëllim të konfirmimit të rregullsisë së dëshmisë, Ministria e Shëndetësisë ka kontaktuar përmes shkresave elektronike me “Farma Trade” me seli në Maqedoninë e Veriut. Nga ana e Zv/Drejtorit Gjeneral të “Fharma Trade” kemi pranuar përgjigjen përmes postës elektronike, me shkrim, se dëshmia e ofruar nga “Pharma Leader” nuk është valide dhe se ata nuk kanë ofruar një dëshmi të tillë”, ka deklaruar ministri Vitia.

Dokumenti për të cilin Vitia dhe Bardiqi kanë ngritur dyshimet se është i falsifikuar. Emrat dhe adresat elektronike janë mbuluar nga redaksia.

Kërkesën për të iniciuar këtë konfirmim të dokumentit MSH e kishte marr nga kompania tjetër ofertuese në këtë tender. Kërkesa për konfirmim është bërë nga zyra e Prokurimit të MSH-së.

“Në pyetjen tonë nëse prodhuesi “Eli Lilly and Company” është në dijeni për përmbajtjen e kësaj shkrese/dëshmie të ofruar nga “Pharma Leader”, përgjigjja është se as prodhuesi nuk është në dijeni të ekzistimit të një shkrese të tillë që kompania e ka prezantuar si dëshmi në Ministrinë e Shëndetësisë. Pra, bazuar në këtë korrespodencë të verifikimit të dëshmive të prezantuara, operatori ekonomik “Pharma Leader”, dyshohet se ka ofruar dokument të falsifikuar gjë që konsiderohet vepër penale”, ka deklaruar sot Vitia.

Korrespodenca e MSH-së me kompaninë “PharmaTrejd”

Tutje ministri ka treguar edhe nenin e Kodit Penal sesa është e dënueshme kjo vepër.

Sipas Vitisë ky dokument që dyshohet të jetë i falsifikuar tregon edhe arsyet pse kompania “Pharma Leader” nuk kishte aplikuar asnjëherë për të marr Autorizim Marketingun për produktin e tyre.

“Pyetja që shtrohet këtu është se nga do t’i merrnin insulinat kur nuk kanë pasur leje për t’i marrë ato amerikane? Produkte fallco? Kontrabantë apo çfarë? Kjo duhet kuptuar dhe sqaruar sa më parë. Sot, në mëngjes, këto prova menjëherë i kemi proceduar tek organet kompetente për hetime të mëtutjeshme. Një kopje e shkresës është dorëzuar edhe fizikisht në Policinë e Kosovës. Që të gjitha shkresat elektronike tashmë i kanë organet e sigurisë, si prova ky dyshohet për vepër penale siç është falsifikimi i dokumentit me qëllim të përfitimeve të jashtëligjshme. Por, jo vetëm kaq. Potenciali i dëmtimit të shëndetit publik dhe shumë probleme të tjera të shkakuara gjatë kësaj periudhe”, ka deklaruar Vitia në konferencën për media.

Edhe Sekretari Bardiqi ka treguar kronologjinë e këtij rasti. Ai ka bërë të ditur se kërkesa për të konfirmuar këtë shkresë ishte dorëzuar dje në kompaninë Maqedonase, ndërsa përgjigjen e kishin marr brenda ditës pas orës 18:00.

Gazeta ka kërkuar sqarime edhe nga kompania “Pharma Leader” por deri në këto momente nga ky operator nuk janë përgjigjur për pretendimet e MSH-së.

Tenderi për insulina është iniciuar në fund të vitit 2020. Procedura është zgjatur pasi kompania “Pharma Leader” nuk kishte Autorizim Marketing për insulinat që i kishte ofertuar, dhe MSH nuk ka pranuar t’ia jap tenderin të njëjtës. Kjo kompani disa herë është ankuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik, institucion ky i cili e kishte kthyer lëndën në rivlerësim.

Dy krerët e MSH-së Vitia dhe Bardiqi ishin zotuar se nuk do ta nënshkruajnë kontratën me këtë kompani e cila nuk kishte AM. Rasti ka përfunduar edhe në gjykata.

MSH para disa ditësh ka marr vendimin e fundit për anulimin e tenderit. Vendimi është pezulluar deri në përfundimin e afatit për ankesa. Në këtë tender ofertuesi “Meditech” ka ofruar insulinat me Autorizim Marketing. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakStudimi i fizibilitetit për Sistemin Informativ Shëndetësor në fazën finale
Artikulli i rradhës Parashikimi i motit për sot

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.