Vijojnë temperaturat e larta edhe pse jemi vetëm në ditët e para të muajit qershor.
Dita e martë do të jetë me diell dhe me mot të kthjellët në pjesën e parë të ditës.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në pjesën e dytë të ditës do të kemi edhe vranësira, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të lokalizuara.
Sa i takon temperaturave ato do të shkojnë nga 14 gradë në vlerat e tyre minimale, në zonat malore deri në 31 gradë në vlerat e tyre maksimale në zonat bregdetare.