Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ky është polici që dyshohet se u vetëvra mbrëmë në Gjilan

Lajme 10/04/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Bekim Ismajli, 43-vjeçar, besohet të ketë bërë mbrëmë vetëvrasje në një WC të një kafeneje në lagjen “Dheu i Bardhë”, në qytetin e Gjilanit

Dëshmitarët që ishin në lokal kanë thënë për Gazetën Express se nuk është dëgjuar zhurmë fare, veçse thonë se ai ka qenë djalë i urtë dhe punëtor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Po ashtu, aty po qëndron edhe një ekip i mjekësisë ligjore.

Pronarët e lokalit ku polici ka vrarë veten nuk kanë pranuar të flasin për këtë rast të ndjeshëm.

I ndjeri ka lënë pas vetes tre fëmijë – dy vajza dhe një djalë.

Vetëm një plumb është gjetur në trupin e pajetë të oficerit = i cili dyshohet se bëri vetëvrasje dje në një kafene në Gjilan.

Kryeprokurori i Prokurorisë së Gjilanit, Jetish Maloku, ka thënë se dyshohet se ka pasur vetëm një goditje me plumb në trupin e oficerit 43-vjeçar.

“Është interesant se edhe ata dëshmitarët kanë thënë se kanë dëgjuar zhurmë diçka, sepse vetëm një plumb është gjetur në trupin e oficerit”, ka thënë Maloku.

Kryeprokurori i Gjilanit ka thënë se indikacionet e para tregojnë për dyshimin e vetëvrasjes së oficerit nga Gjilani.

“Ne do të shohim, nuk do të dalim në përfundim njëherë nëse është vetëvrasje apo vrasje, megjithatë të gjitha pistat e tilla tregojnë se më tepër ka akt të vetëvrasjes”, ka thënë Maloku.

Artikulli paraprakIsmaili: Pritjeve të gjata në ambulanca specialistike, po iu vjen fundi
Artikulli i rradhës Horoskopi, 10 prill 2018

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.