Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ky është vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ligjin e Pagave: Pezullim i menjëhershëm

Lajme 12/12/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjykata Kushtetuese ka marr sot vendim për pezullimin e Ligjit të Pagave deri më 30 mars të vitit 2020.

Ky vendim vjen pas kërkesës nga Avokati i Popullit për vlerësimin e kushtetueshmërisë së ligjit, duke u bazuar në 35 ankesat nga grupe të ndryshme të punëtorëve të sektorit publik, shkruan Gazeta Shneta.

“TË MIRATOJË masën e përkohshme në kohëzgjatje deri më 30 mars 2020, nga data e nxjerrjes së këtij vendimi; TË PEZULLOJË MENJËHERË zbatimin në tërësi të Ligjit nr. 06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik, në kohëzgjatje të njëjtë”, thuhet në vendimin e Kushtetueses.

Vendimi i plotë:

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kërkesës së Avokatit të Popullit për caktimin e masës së përkohshme përkitazi me Ligjin nr. 06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik, të shpallur në Gazetën Zyrtare më 1 mars 2019, i cili hyri në fuqi nëntë (9) muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare.

Parashtruesi i kërkesës pretendonte se Ligji i kontestuar nuk është në pajtueshmëri me paragrafin 2 të nenit 3 [Barazia para ligjit], nenin 4 [Forma e qeverisjes dhe ndarja e pushtetit], paragrafin 1 të nenit 7 [Vlerat], nenin 10 [Ekonomia], nenin 21 [Parimet e përgjithshme], paragrafin 1 të nenit 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i marrëveshjeve dhe instrumenteve ndërkombëtare], nenin 23 [Dinjiteti i njeriut], nenin 24 [Barazia para ligjit], nenin 46 [Mbrojtja e pronës], nenin 55 [Kufizimi i të drejtave dhe lirive themelore], paragrafët 3 dhe 7 të nenit 58 [Përgjegjësitë e shtetit], paragrafin 2 të nenit 102 [Parimet e përgjithshme të sistemit gjyqësor], paragrafin 1 të nenit 109 [Prokurori i shtetit], nenin 119 [Parimet e përgjithshme], paragrafët 1 dhe 2 të nenit 142 [Agjencitë e pavarura], nenin 130 [Autoriteti civil i aviacionit] të Kushtetutës, me nenin 1 të Protokollit nr. 1 [Mbrojtja e pronës] të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe me paragrafin 2 të nenit 23 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut.

Lidhur me kërkesën për masë të përkohshme, Avokati i Popullit, duke u thirrur në dispozitat relevante të Kushtetutës, të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe të Rregullores së punës së Gjykatës, kërkoi që Gjykata Kushtetuese të bëjë “pezullimin e menjëhershëm të Ligjit nr. 06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik.” Avokati i Popullit gjithashtu theksoi se, ai ka pranuar gjithsej 35 ankesa individuale nga subjekte të ndryshme të sektorit publik dhe që është në “interes të ankuesve, por edhe të publikut, që Gjykata të vlerësojë nëse Ligji i kontestuar prek interesat legjitime të këtyre ankuesve.”

– Gjykata, pa paragjykim ndaj meritave të kërkesës dhe të kushtetutshmërisë së Ligjit të kontestuar, në mbështetje të nenit 116.2 të Kushtetutës, të nenit 27 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe të rregullit 57 të Rregullores së punës, vendosi, me shumicë votash, që:

1) TË MIRATOJË masën e përkohshme në kohëzgjatje deri më 30 mars 2020, nga data e nxjerrjes së këtij vendimi;

2) TË PEZULLOJË MENJËHERË zbatimin në tërësi të Ligjit nr. 06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik, në kohëzgjatje të njëjtë.

Artikulli paraprakGjykata Kushtetuese pezullon Ligjin e ri për Paga
Artikulli i rradhës A e dehidraton kafja trupin tuaj

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.