Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Labinot Demaj emërohet sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë në Cyrih të Zvicrës

Lajme 24/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Labinot Demaj është emëruar sekretar i përgjithshëm i ministrisë së shëndetësisë në kantonit e Zvicrës.

Emërimin e Demajt e ka lajmëruar gazetari Enver Robelli përmes një postimi në Facebook, shkruan Gazeta Shneta.

Demaj ka studiuar marrëdhënie ndërkombëtare dhe qeverisje dhe ka punuar në Institutin për Menaxhment Strategjik dhe Qeverisje Publike të HSG-së.

Ky post konsiderohet njëri ndër postet më të rëndësishme që mban një person me origjinë shqiptare në administratën e Zvicrës.

Postimi i plotë:

Qeveria e kantonit të Zürichut e ka emëruar sot dr. Labinot Demajn sekretar të përgjithshëm të ministrisë së shëndetësisë të kantonit të Zürichut. 39-vjeçari Demaj ka studiuar në HSG St. Gallen marrëdhënie ndërkombëtare dhe qeverisje. Deri më tani ai ka qenë udhëheqës i sektorit për transformim digjital të ministrisë së shëndetësisë në kantonin e Zürichut.

Demaj ka doktoruar në universitetin e St. Gallenit HSG. Demaj ka punuar në Institutin për Menaxhment Strategjik dhe Public Governance të HSG-së dhe ka qëndruar në University of California, Berkeley (USA), për qëllime studimore. Pastaj ka drejtuar programin për orientim strategjik në fushën publike të HSG-së, ku ka themeluar Behavioral Research Lab.

Posti i sekretarit të përgjithshëm në ministrinë e shëndetësisë në Zürich është ndër postet më të rëndësishme që mban një person me origjinë shqiptare në administratën e Zvicrës.

Artikulli paraprakPRAK-u për dy vdekjet e pacientëve në institucionet shëndetësore: Reforma e shumëpritur nuk po ndodh
Artikulli i rradhës Vishaj: Një pacient me meningjit e një tjetër me ethe të minjve po trajtohen në Infektivë

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.