Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Lajm i shkëlqyeshëm, vaksina e kompanisë Moderna kundër koronavirusit gati 95% efektive

Lajme 16/11/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kompania e bioteknologjisë me bazë në SHBA është e fundit që zbulon rezultate mbresëlënëse nga hulumtimet klinike të fazës së tretë të vaksinës anti-Covid.

Gara për një vaksinë të koronavirusit ka marrë një goditje tjetër në krah të kompanisë amerikane të bioteknologjisë ‘Moderna’ duke u bërë e fundit që zbulon rezultate mbresëlënëse nga hulumtimet e fazës klinike të tretë të vaksinës së saj, shkruan The Guardian, përcjell Gazeta Shneta.

Një analizë e përkohshme, e lëshuar ditën e hënë –  është bazuar në 95 pacientë me infeksione të konfirmuara nga Covidi, ku thuhet se vaksina kandidate ka një efikasitet prej 94.5% kundër koronavirusit.

Kompania tha se kishte në plan të aplikonte tek rregullatori amerikan – Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për autorizimin e përdorimit emergjent në javët e ardhshme.

Rezultatet, janë lajme inkurajuese që dalin nga përpjekja marramendëse për të zhvilluar një vaksinë kundër koronavirusit dhe ndjekin një analizë të ngjashme të përkohshme në fillim të këtij muaji nga një bashkëpunim midis Pfizer dhe firmës gjermane BioNTech, e cila sugjeron që vaksina e tyre është 90% efektive në parandalimin e sëmundjes.

Vaksina e kompanisë Moderna, po provohet në më shumë se 30,000 vullnetarë dhe nuk pritet të jetë në dispozicion jashtë kufijve të SHBA-së deri vitin e ardhshëm.

Kompania e bioteknologjisë, shpreson se do të kete 20 milion doza të gatshme për të dërguar në SHBA para fundit të vitit 2020 dhe të prodhon 500 milion deri në 1 miliard doza globale vitin e ardhshëm. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNë QKUK nis puna për laboratorin e IVF-së, mbi gjysmë milioni euro investim
Artikulli i rradhës Rezultatet: 11 të vdekur nga Covidi dhe 688 raste të reja pozitive në Kosovë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.