Oda e Mjekëve të Kosovës ka lansuar implementimin e marrëveshjes për sigurime profesionale të anëtarëve të saj.
OMK dhe Sigal Uniqa Group Austria kanë nënshkruar marrëveshjen e cila parasheh që mjekët të sigurohen në rast se palët e treta pretendojnë për dëme të shkaktuara ndaj pacientëve sikurse janë gabimet e mundshme profesionale ose neglizhenca e të cilat mund të kenë pasoja vdekjen, sëmundje apo dëmtime tjera, shkruan Gazeta Shneta.
Marrëveshja është nënshkruar nga kryetari i OMK-së Dr. Pleurat Sejdiu dhe zv.drejtoresha e kompanisë Sigal Anila Pishtari.
Kjo është hera e parë në Kosovë që mjekët kanë mundësinë të sigurohen për punën e tyre profesionale.
Njoftimi i plotë nga OMK:
LANCOHET IMPLEMENTIMI I MARRËVESHJES PËR SIGURIME PROFESIONALE TË ANËTARËVE TË OMK-SË
Oda e Mjekëve të Kosovës dhe kompania e sigurimeve Sigal Uniqa Group Austria, kanë lancuar implementimin e marrveshtjes për sigurime profesionale të anëtarëve të OMK-së. Me këtë rast është nënshkruar edhe polica e parë e këtij lloj sigurimi.
Ky lloj i sigurimeve është dizajnuar për përgjegjësinë profesionale të mjekëve gjatë ushtrimit të profesionit të tyre të cilët mund të atakohen me pretendime për gabime të mundëshme profesionale, ku këto gabime mund ti bëjnë përgjegjës ligjerisht ndaj palëve të treta.
Rrjedhimisht Objekti i sigurimit jane dëmet shëndetësore (përfshirë vdekjen, sëmundjen ose plagosjen) e ndonjë pacienti në lidhje me kërkesat për dëmshpërblim si rezultat i drejtpërdrejt i neglizhencës, gabimit ose mosveprimit te verifikuar, gjatë drejtimit dhe zbatimit të veprimtarisë së profesionistit shëndetësor.
Kjo është edhe një mundesi për mbrojte shtesë e mjekëve gjatë ushtrimit të profesionit të tyre
Në këtë ceromoni morrën pjesë Kryetari i OMK-së Dr Pleurat Sejdiu dhe znj. Anila Pishtari, zv. Drejtor i Sigal Uniqa.