Një lajm shumë i mirë vjen sot nga Klinika Infektive e QKUK’së.
Nga spitali sot do të lirohet pacienti 77-vjeçar nga Vitia i cili ishte ndër të parët që u diagnostifikua pozitiv me COVID-19 në Kosovë.
Lajmin për lirimin e tij për Gazeta Shneta e konfirmoi Prof. Dr. Salih Ahmeti, i cili theksoi se pacienti tanimë është mirë.
77-vjeçari ishte pacienti 0 në Kosovë me COVID-19, duke u infektuar pas qëndrimit që kishte pasur në Itali.
Njëherësh, pas diagnostifikimit të tij, Komuna e Vitisë ishte futur në karantinë. /Gazeta Shneta/